
Artan Hoxha: Laert Haxhiu u kap pak ditë pasi hyri në Greqi nga Shqipëria, ishte pajisur me dokumente greke

"Arjan Ndojin e përmendi zv.kryeministri si të lidhur me bandat"/ Artan Hoxha zbardh prapaskenat e atentatit të bujshëm

Fredi Beleri padit Artan Hoxhën dhe Klodiana Lalën? Ja reagimi i gazetares

Spartak Ngjela zbulon qëllimin kryesor të Vuçiç, ja gabimi foshnjërak për situatën e tensionuar në Veri

Çfarë po i bën Albini Kosovës? Plas keq në emision, Bushati ‘përplaset’ me politikanin e njohur kosovar

Tensionet në Veri të Kosovës, reagon Borrell dhe paralajmëron palët: Kemi 3 kërkesa të qarta! Dështimi do sjellë pasoja të rënda

A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Shkruar nga Rigels Seliman 25 Mars 2023

Kur duhen edhe vetëm 2 ditë nga mbarimi i afatit të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, në Partinë Demokratike ende nuk ka një vendim për mënyrën se si do të dilet para votuesve më 14 Maj. Në mbledhjen e djeshme të Kryesisë dhe grupit parlamentar, të thirrur nga kryetari i komanduar i PD Alibeaj, ka pasur debate. Deputetët dhe anëtarët e Kryesisë janë të ndarë nëse do të duhet të kenë kandidatë për kryetarë bashkie apo jo. Pas rreth 8 orësh debatesh në mbledhjen e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar demokratët duket se janë jo unikë. Në dalje për mediat folën dy figurat më kryesorë, Bardhi dhe Alibeaj, në prononcimet e të cilëve u vu re një lloj tensioni dhe ndarjeje. Kryetari i Komanduar i PD, Alibeaj theksoi se vendimi do të merret nesër, pra sot, pasi të dëgjohet edhe Kolegji i Kryetarëve. “Çështja e zgjedhjeve ka rëndësi për të gjithë, për këtë arsye, edhe diskutimi do të bëhet me të gjitha forumet, për t’i pasur të gjitha qëndrimet. Nesër do mblidhen forumet e bazës, do sjellin dhe ata atë që është nevoja. Deri sa të zyrtarizohen, mjaftohuni me njoftimet që keni marrë sot, zyrtarisht do ta mësoni nesër. Nesër do i merrni vesh të gjitha. Vendimi final do përbëhet nga kryesia, grupi dhe kolegji… nesër do jetë i plotë”, deklaroi Alibeaj. Në të njëjtën linjë ishte dhe Gazment Bardhi, i cili ka qenë partizan për të garuar edhe për kryetarë bashkie. Ai tha se do të mbajë qëndrimin e tij pasi të merret vendimi final, duke thënë se do të respektojë gjithçka që do të vendoset. “Nesër do të mblidhen forumet e tjera të Partisë Demokratike nuk mund të them se çfarë do të ndodhë. Patjetër do të kem edhe qëndrim. Pas vendimit do të ketë edhe qëndrim timin”, deklaroi Bardhi.
Ja 3 emrat për kandidatët për kryetarë bashkie në Tiranë
Vetë Alibeaj dhe një pjesë e anëtarëve që e mbështesin, ka kërkuar që Partia Demokratike zyrtare të dalë në zgjedhjet lokale të 14 majit me 61 kandidatë në të gjitha bashkitë e vendit si dhe me kandidatë për këshillat bashkiakë. Por ka pasur edhe nga ata deputetë të cilët kanë kërkuar që të mos nxjerrin kandidatë për kryetarë bashkie, në mënyrë që PD të dalë me kandidatë unikë. Ndërkohë, gazeta “SOT” ka mësuar se Kryesia ka propozuar tre kandidatura për Bashkinë e Tiranës, Jonila Godolen, Roland Bejkon dhe deputeten e PD Flutura Açka. Megjithatë kjo e fundit duket se nuk e ka pranuar këtë ofertë-nominim. Ndërkohë në mbledhjen e grupit parlamentar, deputetja Jorida Tabaku sugjeroi dje që të shkojnë në zgjedhjet e 14 majit me kandidat të përbashkët jo të ndarë. Ajo thotë se PD duhet të dalë si alternativë në zgjedhje për betejën kundër Ramës, jo të kërkojnë votë kundër kolegëve. “Kam të njëjtin qëndrim që kisha në shtator. Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye e asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës. Ne duhet të mbrojmë logon e PD, të nxjerrim PD si alternativë në këto zgjedhje. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi. Nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë dhe më shumë se kaq”, deklaroi Tabaku.
Çupi: Të nxjerrim kandidatura vetëm për këshilltarë bashkiakë
Ndërsa deputetja Dhurata Çupi këmbënguli që Partia Demokratike zyrtare duhet të shkojë e bashkuar në zgjedhjet e 14 majit. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar dhe Kryesisë, Çupi theksoi se s’duhet të dalin kandidatura për kryetarë bashkie, por vetëm me këshilla bashkiakë. Sipas Çupit, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi duhet të bëjnë të pamundurën për bashkimin me Berishën. Në të kundërt, sipas saj rrezikojnë zvogëlim akoma më të madh nëse ndahen. “Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim pothuajse gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet të jeni përbashkues. Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet. Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitoze dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shume se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit”, deklaroi Çupi.
Më të lexuarat


A keni kontaktuar me Kurtin? Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut habit me përgjigjen

Mentor Kikia flet për rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ja çfarë do të ndodhë me kandidatët e bashkive që janë shpallur fitues nga votat e burgut

“Në Kamzë kanë ndodhur çudira”/ Sekretari për çështje zgjedhore në PD zbulon skemën si janë vjedhur votat: Kanë futur duart operatorët dhe...

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

“Arrestimi, luftë personale e Ramës”/ Analisti i njohur rendit arsyet pse burgosja e Belerit nuk është luftë kundër krimeve zgjedhore

Puthja me kryeministren e Italisë, Rama vihet në "siklet" pas pyetjes së Fevziut

“Obobo ç’na ra Kurti që po prishet me Amerikën”/ Nuk përmbahet Bushati, shpërthen ndaj kryeministrit të Kosovës: Pse u detyruan amerikanët ta bëjnë fajtor

A ka qenë shefja e SHISH në Beograd? Rama zbulon si qëndron e vërteta

“Nuk jam babai i Kosovës”/ Situata në veri, Rama: Qeveria e Kosovës nuk ka kërkuar konsulencë nga Shqipëria

Sali Berisha publikon videon gjatë zgjedhjeve të 14 majit: Një operator ka votuar 130 herë
