BREAKING NEWS

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga
x
BREAKING NEWS

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja
x
BREAKING NEWS

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon
x
BREAKING NEWS

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen
x
BREAKING NEWS

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit
x
BREAKING NEWS

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon
x
BREAKING NEWS

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i
x

Politike

PD merr në mbrojtje Agron Tufën dhe sulmon Edi Ramën: Kryeministri do të shkrijë ISKK, se po zbulon të vërtetën e krimeve të komunizmit

PD merr në mbrojtje Agron Tufën dhe sulmon Edi Ramën:

Partia Demokratike ka marrë ditën e djeshme në “mbrojtje” kreun e Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa, pas debatit publik të këtij të fundit me disa emra të njohur politikanësh, veteranësh dhe historianësh. Pak ditë më parë, Tufa sulmoi hapur shumë figura të njohura të LANÇ, duke bërë me dije se plot 265 drejtues të kësaj organizate janë përgjegjës për krime lufte. Por kjo deklaratë e tij shkaktoi një reagim të fortë, teksa më i ashpër u tregua deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho, i cili akuzoi Tufën, duke i kujtuar se ka përdhosur partizanët, ndërsa kërkoi shkarkimin e tij. Ndërkohë që, në mbrojtje të Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare u rreshtuan edhe Sabit Brokaj, Shaqir Vukaj, Arben Duka, Fatos Tarifa, Petro Koçi, etj. Mirëpo, për Partinë Demokratike këto sulme dhe debate janë të orkestruara nga mazhoranca qeverisëse. Përmes një deklarate për mediat, PD theksoi se kryeministri Edi Rama po sulmon institutin e drejtuar nga Tufa, në mënyrë që të mos zbulohet e vërteta e krimeve të komunizmit. “Partia Demokratike denoncon veprimet e Edi Ramës me sulmet ndaj Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, ndaj Bordit të Institutit, si dhe ndaj drejtorit ekzekutiv Agron Tufa për shkakun e vetëm, se ky institucion i pavarur po punon për të zbuluar të vërtetën e krimeve të komunizmit. Linçimi publik, fyerjet raciste qe bien ndesh me kushtetutën, kundër drejtuesve të këtij institucioni të pavarur nga bashkëpunëtorë të afërt të Edi Ramës dhe mosdistancimin i tij prej tyre, tregojnë se Edi Rama është organizator i sulmeve. Në këto 6 vite të drejtimit të Shqipërisë nga Edi Rama, enverizmi ka forcuar pozitat e tij në vend. Këngë, filma, dokumentarë, simbole e gjeste publike që glorifikojnë diktatorin komunist Enver Hoxha dhe regjimin e tij çnjerëzor, janë kthyer në normalitet gjatë qeverisjes së Ramës”, thuhet në deklaratë.

PD: Dekomunistizimi, nuk duhet të ndalet

Partia Demokratike vijon më tej në deklaratën e saj akuzon kryeministri Edi Rama se do të shkrijë Institutin për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, vetëm e vetëm që të mos dalin në pah krimet e komunizmit. Sipas PD, dekomunistizimi nuk duhet të ndalet nga përpjekjet e Edi Ramës për t’i imponuar Parlamentit shkrirjen e të vetmit institut të pavarur që po punon për të zbuluar të vërtetën e krimeve të komunizmit. “Sulmi ndaj këtij Instituti është i frymëzuar nga ish-oficerët dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë marrë drejtimin e Policisë, të Shërbimit Informativ dhe të organeve të reja të drejtësisë. Rilindja e luftës së klasave kundër profesionistëve si Agron Tufa, që po përpiqen të vendosin një tullë në procesin e dekomunistizimit dhe lustracionit të shoqërisë, është pjesë e luftës primitive politike për të goditur çfarëdolloj kritike e opozicioni në vend. E kaluara diktatoriale duhet të zbardhet krejtësisht. Dekomunistizimi i shoqërisë është një prioritet absolut në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian. Ai nuk duhet të ndalet nga përpjekjet e Edi Ramës për t’i imponuar Parlamentit shkrirjen e të vetmit Institut të pavarur për Studimin e Krimeve të Komunizmit”, thuhet në deklaratën e PD.

Rigels Seliman

Më të lexuarat