Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, ngre shqetësimin për rënien e numrit të diplomuarve në degët e mësuesisë. Në postimin e saj në Facebook, Karabina shprehet se mungesa e mësuesve të matematikës në disa qytete të vendit përfshirë dhe Tiranën, rreziku i mbylljes së kësaj dege dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Ajo më tej thotë se Rama dhe qeveria e tij mashtrojnë dhe gënjejnë çdo ditë mësuesit nëpërmjet portalit të rrejshëm e diskriminues të punësimit “Mësues për Shqipërinë”, ku mësuesit i duhet të jetë partiak që të plotësojë kriteret; trajnimeve fiktive digjitale të mësuesve. “Mësuesia “digjet” por Rama dhe qeveria e tij “krihen”.Të dhëna të INSTAT tregojnë se degët universitare që lidhen me prodhimin e mësuesve janë në krizë. Në vitin 2022 u shpërndanë vetëm 341 diploma në degët e arsimit nga 1613 të tilla që u dhanë në vitin 2015, pra me rënie 79%. Mungesa sot e mësuesve të matematikës në disa qytete të vendit përfshirë dhe Tiranën, rreziku i mbylljes së kësaj dege dhe në Fakultetin e Shkencave të Tiranës, mbetja bosh e kuotave të degëve mësuesisë në nivelin 70-80% për vitin 2023-2024 në degët, Matematikë, Fizikë, Gjuhë -Letërsi, Biologji, Filozofi është një klithmë alarmi se jemi para kolapsit të sistemit të mësuesisë. Kjo rënie drastike e numrit të të diplomuarve në mësuesi është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, pasi prej 11 vitesh në pushtet me politika jo transparente pse jo dhe klienteliste, ka çuar në mbylljen e shumë programeve të mësuesisë. Politikë kjo që ka shkaktuar krizën më të thellë të 34 viteve, mungesë të theksuar në treg të mësuesve, numri i diplomave të të cilëve sot nuk mjafton për të zëvendësuar vendet vakante në shkollat publike në të gjithë vendin. Pasi politikat zhvillimore dhe mbështetëse për mësuesin dhe shkollën janë zëvendësuar me propagandë të pamasë të qeverisë, duke i përdorur politikisht ata. Kështu, Rama dhe qeveria e tij mashtrojnë dhe gënjejnë çdo ditë mësuesit vetë, nxënësit, prindërit dhe familjet shqiptare përmes: vendimeve propagandistike për degë prioritare si mësuesia dhe pa rezultat pasi as numri i mësuesve dhe cilësia e tyre nuk u rritet”, shkroi dje Karabina.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë