Për Partinë Demokratike, kryesocialisti Rama sa më shumë afrohen zgjedhjet, humb në kohë dhe hapësirë. Nga selia blu, zëdhënësja Laura Vorpsi, ka hedhur poshtë akuzat që kreu i PS ka bërë në takimet e tij elektorale në zonën e Korçës, në adresë të Qeverisë.
“Autobusi mavi i Edi Ramës po ecën me shpejtësi në kohë dhe ka mbërritur këto ditë në mesjetë. Edi Rama ka habitur edhe sallonin e tij mavi sot, kur tha se Shqipëria është në mesjetë! Në mesjetë jemi, shpalli sot Edi Rama nga Maliqi! Paradoksalisht është në mesjetë dhe ankohet për NATO-n! A ishte Shqipëria anëtare e NATO në mesjetë z.Rama?
Eshtë në mesjetë dhe ankohet për Bashkimin Evropian! A lëviznim të lirë e pa viza në mesjetë z. Rama? A kishim në mesjetë 13 herë më shumë internet z.Rama? A kishim në mesjetë 10 mijë e 400 km rrugë të shtruara z.Rama? A kishim në mesjetë 1300 shkolla të reja e të rindërtuara z.Rama?
Partia Demokratike ka investuar në Korçë dhe Maliq 25,9 miliard lekë kënddrejtë vetëm 1,9 miliard lek , pra 13,4 herë më shumë se të gjitha qeveritë socialiste për Maliqin dhe për Korçën. Partia Demokratike ka rritur me së paku 2 deri në 10 herë prodhimin e fushave të Korçës, duke mbështetur financiarisht 5 540 fermerë me një vlerë prej 557,3 milion lek. Partia Demokratike ka rritur me katër herë sipërfaqen e tokës së vaditur dhe ka siguruar furnizimin me 24 orë me ujë të qytetarëve të Korçës. Këto janë faktet! Dhe fakt është se Edi Rama, më i çoroditur se kurrë ka humbur në kohë dhe hapësirë dhe nuk koordinohet dot me asgjë, sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve!”, theksoi ajo.