Ministrja e Shtetit për Mardhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka përmendur gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend, dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi. Ajo u ndal te akuzat e opozitës, fill pas ngjarjes të cilët pretenduan se sulmi ishte i urdhëruar nga kryeministri Rama. Spiropali u shpreh se tani qe hetimet kanë treguar se sulmi lidhet me çështje pronësie, opozita duke të kërkojë falje për akuzat e bëra.
Spiropali: Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin tuaj politik, në këtë rast Edi Ramën, për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut, siç ishte dje rasti me Sokol Mëngjesin që u godit në mënyrë kriminale nga autorë të identifikuar nga policia tashmë dhe dua ta falënderoj Policinë për këtë. Ju para se të prisnit, të duronit, të dëgjonit, të prisnit hetimet nga polici apo të tjerët, ju shpallët fajtorin që është gjithmonë Edi Rama dhe sot jo ju, por ata që e shpallën nga balloni ose poshtë, nuk kanë as decensën minimale të kërkojnë falje, siç nuk kanë kërkuar falje asnjëherë për akuzat që u kanë bërë kundërshtarëve të tyre. Shërim të shpejt zotit Mëngjesi dhe lutemi për të