BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

"Përfaqësues të rrjetit B40 mblidhen në Tiranë për ndryshimet klimatike", Veliaj: Bashkëpunim mes qyteteve; Për 8 vite Tirana arriti në 10 mln turistë

"Përfaqësues të rrjetit B40 mblidhen në Tiranë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë sot në forumin për ndryshimet klimatike, i cili bëri bashkë përfaqësues nga rrjeti i qyteteve B40. Në qendër të diskutimeve ishin aksionet klimatike të ndërmarra nga qytetet, ndërsa u hodhën propozime që mund të përfshijnë të gjithë rrjetin. Gjatë fjalës së tij, Veliaj vlerësoi bashkëpunimin mes qyteteve të rrjetit B40, për ndërtimin e një sistemi që funksionon për të mësuar nga eksperiencat e njëri-tjetrit.

 

Kryebashkiaku theksoi se detyra e të zgjidhurve me votë është të marrin vendime në kohën e duhur, si mbjellja e pemëve apo lirimi i hapësirave pedonale. “Kur transformimet ndodhin shumë shpejt ka disa njerëz që i duartrokasin, thonë: ‘Shumë mirë, të mbajmë ritmin’. Ka disa njerëz që, si themi ne, ‘i zë makina’, kanë një lloj nauze nga zhvillimet e shpejta dhe thonë: ‘I duam gjërat siç ishin’. Por, detyra e atyre që merren me politikë dhe zgjidhen me votë është të marrin vendime. Ka vendime që janë urgjente, kur vjen puna për të mbjellë pemë, për të pasur hapësira pedonale, për të mitiguar problemet që sjell erozioni, stuhitë ‘flash’, apo temperaturat e larta”, u shpreh Veliaj.

 

Ai tha se nuk mjafton që një qytet të mbjellë pemë dhe një tjetër t’i presë ato. Sipas tij, në rrugët kryesore ku kalojnë njerëzit për të shkuar në punë ose shkollë, janë përzgjedhur pemë që krijojnë hije urbane, çka mundëson sadopak uljen e temperaturave.

 

“Nuk mjafton që një qytet të bëjë histori suksesi duke mbjellë pemë dhe një tjetër t’i presë pemët. Ky lloj organizimi është si një orkestër, që funksionon së bashku. Ne jemi duke rritur atë që quhet tenda e gjelbër e qytetit, për efekt të uljes së temperaturës. Po të shikoni rrugët kryesore të qytetit, ne përzgjedhim pemë që krijojnë strehë, për t’u siguruar që kur qytetarët shkojnë në punë, në shkollë, apo fëmijët kur shkojnë në kopësht dhe çerdhe, të ecin në rrugë me temperaturë më të ulët. Dua të kujtoj se Parku i Liqenit të Tiranës sot është një nga vendet më të vizituara, por nuk ishte i tillë para 8 vitesh. Atëherë kishim vetëm gjysmën e Liqenit funksionale, gjysma tjetër ishte e zaptuar”, shtoi Veliaj. 

 

Kryebashkiaku tha se po punohet edhe për projektin që pritet të finalizojë ndërtimin e disa shtigjeve të gjelbra, që do të lidhë dy parqet qendrore me njeri-tjetrin. “Me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do të bëjmë edhe disa shtigje të gjelbra, që i lidhin dy parqet qendrore të qytetit me njëra-tjetrën. Pyetja është: Kush e ka detyrën t’i bëjë këto punë? Përgjigjja është: Patjetër bashkia! Bashkia do investohet edhe për Lumin e Tiranës, që të sigurohet se nuk përmbyt më, dhe në 6 vitet e fundit, pasi punuam 2 vjet, përmbytjet nga Lumi i Tiranës janë një histori që i kemi harruar. Por, për disa punë të tjera, na ndihmojnë edhe qytetarët, sin ë rastin e mbjelljes së pemëve”, u shpreh Veliaj. 

 

Duke vijuar më tej, ai u ndal edhe te transformimi ekonomik i Tiranës në dekadën e fundit. Ai u shpreh se para 8 vitesh, Tirana kishte 25% të produktit tekstil dhe 25% këpucë, ndërsa sot kjo përqindje ndahet në turizëm dhe punë digjitale, që paguajnë 10-fishin.

Më të lexuarat