Ka mbaruar pas një ore e gjysmë, mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila ka nisur prej orës 17:30 të kësaj të mërkure.
Gazetarja Esiona Konomi ka zbardhur disa nga porositë e kryesocialistit Edi Rama drejtuar anëtarëve.
“Mos fshini anëtatësinë nga lista. Mbajini rezervë dhe studiojini avash avash.
Krijoni arkivë ëhatsapp për cdo organizatë e bashki. Të mos çalojnë njoftimet. Njoftojini për mbledhje 2 ditë përpara.
Mos lejoni për të dalë të suksesshëm në dukje, të futni njerëz që vijnë aty për të bërë foto e për të ikur. Kush vjen të jetë me dëshirë. Nuk mungojnë njerëzit që duan të hyjnë në PS. Mungojnë dyert e hapura për ta. Ato dyer ju duhet ti hapni ato duke i shqyer
Të ndërtohet skema e Dibrës për barazinë gjinore. Në çdo zonë të thellë që nuk ka gra të angazhohen deputetet gra dhe kryetaret e bashkive dhe këshilltaret bashkiake.
Le t’i bëjnë mbledhjet gratë veç e burrat veç. Po t’i kemi.
Në të gjitha këto mbledhje mos bëni thjesht iventarin, por të ndani disa gjëra: anëtarët e partisë janë zëdhënësit e partisë.
Aktiviteti digital është pjesë e punës së tyre. Të dominojmë hapësirën publike politike në rrjetet sociale”, ka thënë Rama.