Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi zbuloi në “Now me Erla Mëhillin” e-mailin e sekretares së grupit që i komunikon të gjithë deputetëve të grupit parlamentar rregulloren e re.
“Sipas porosisë së kryetarit zotit Basha dhe kryetarit të grupit zotit Spaho bashkëlidhur po ju dërgoj rregulloren finale të miratuar, firmosur dhe vulosur për funksionimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike,” – u shpreh Bylykbashi.
Ai tregoi dhe nga kamera e-mail-in që e kanë të gjithë deputetët e vitit 2018.
Pra, sipas Bylykbashit ai i referohej një rregulloreje që nuk ekzistonte më sepse ai kishte miratuar një tjetër.