Gazetari Enton Abilekaj ka folur për hetimet dhe arrestimet e SPAK në Bashkinë e Tiranës lidhur me aferën e inceneratorit, si dhe mungesën e masës për kryebashkiakun Erion Veliaj.
I ftuar në një program televiziv Abilekaj tha se inceneratori i Tiranës nis nga Edi Rama dhe vazhdon te Erion Veliaj si kryetar i Bashkisë Tiranë, që duhet ta bëjmë patjetër këtë edhe pse kundërshtohet dhe pse nuk ka mundësi financiare.
Ai theksoi se këto dosje të SPAK janë të pilotuara, pasi janë dënuar vartësit e kryeministrit dhe kryebashkiakut që kanë marrë vendime të paligjshme.
“Mendoj se këto janë dy dosje të ndërtuara para se të bëhen. SPAK ka ndërtuar dosjen për Arben Ahmetaj dhe e ka nisur që këtë do e nxjerr fajtor dhe do bëjmë hetimin e kësaj, do shohim telefonat, do nxjerrim raportet personale dhe në hetimin e dytë ka thënë do ta mbyllim çështjen me ata që janë dënuar më parë dhe me disa drejtorë të vegjël, pa shkuar më lartë në rastin e inceneratorin e Tiranës.
Inceneratori i Tiranës nis nga Edi Rama nuk nis vetëm nga Erion Veliaj, me atë 8-pikëshin e bonusit që i jepet kompaninë që nuk ekziston dhe ministrat i thonë që nuk bëhet, nuk ekziston i thotë ajo. Vazhdon nga Erion Veliaj si institucion i cili thotë që duhet ta bëjmë patjetër këtë edhe pse kundërshtohet dhe pse nuk ka mundësi financiare, këta i thonë nuk ka mundësi ai thotë që duhet bërë patjetër, duhet të bëjmë një gjë që nuk bëhet dot, patjetër dhe çfarë bën, i jep qeveria një garanci duke i dhënë shumicën e fondit dhe për të qenë dakord duhet të jenë të teta bashkitë e qarkut dakord sepse nuk mund të bëhej vetëm me Bashkinë e Tiranës, dhe ai firmos në emër të 5 kryetarëve të bashkive, pa mbledhur as këshillin e qarkut, pa i pyetur fare ata, firmos edhe në emër të Këshillit Bashkiak të Tiranës pa i mbledhur dhe pyetur fare dhe mbledhur as formalisht.
Kemi një bashkëpunim, një ping-pong, një skemë të dy njerëzve, Edi Rama dhe Erion Veliaj për të bërë një incenerator me paratë e qeverisë plus të bashkisë, ku e pësojnë ata që kanë zbatuar vendimin që e kanë marrë këta të dy, që është një vendim i paligjshëm.
Ata që kanë zbatuar një vendim, vartësit e tyre, që janë që nga Lefter Koka, Alqi Bllako, dy drejtorët e bashkisë dhe anëtarët e KVO-së, se kanë zbatuar me shpjetësi siç është kërkuar nga kryeministri dhe kryetari i bashkisë, një marrëveshje që ata kanë bërë me dy biznesmen.
Dosja është bërë në SPAK është e pilotuar që do dënohen këta dhe do mbyllet me këta. Në bashki dhe ministri kanë punuar njerëz që pagueshin nga inceneratorët”, tha Abilekaj.