Gazetari Arian Çani është shprehur se sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, vjen në Tiranë në vend të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Llojd Austin, i cili është diagnostikuar me kancer.
Lajmin Çani e bëri të ditur në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, ku tha se në njëfarë mënyre Blinken po vjen i detyruar në Tiranë për të zëvendësuar kolegun e tij.
Ai tha gjithashtu se qëllimi i kësaj vizite është konferenca e sigurisë që do të zhvillohet në Mynih dhe Blinken sipas tij, do të vijë njëherë në Shqipëri, e pastaj në Gjermani.
“Burime serioze, është rastësi që vjen Blinken të enjten në Tiranë, duhet të vinte sekretari i Mbrojtjes Amerikane, Llojd Austin. Por ai ka një sëmundje të rëndë, është me kancer. Por në kushtet që ai është i sëmurë, i ka dorëzuar funksionet Blinken. Blinken në njëfarë mënyre vjen sot i detyruar për të zëvendësuar kolegun e tij. Thelbi i kësaj vizite nuk është as McGonigal, as data e gjyqit të tij, por është kjo e Mynihut”, tha Çani.