BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Politike

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me përkrahësit e Sali Berishës, Shehu, Noka dhe Sula kundër komisionit të Edi Ramës

Plas sherri te Rithemelimi, grupi i Bardhit përplaset me

Edhe pse se thonë se janë të bashkuar, grupi i Rithemelimit në të cilinë bën pjesë edhe “juda” i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi është përfshirë nga sherret. Mësohet se sebep është bërë rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Partia Socialiste, ku deputet pranë Berishës si Flamur Noka, Tritan Shehu dhe Dashnor Sula kanë ndalë kundër, ndërkohë që deputetët pranë Gazment Bardhit, kërkojnë që të bëhen pjesë e komisionit. Dje është mbledhur grupi parlamentar i Rithemelimit, ndërsa mësohet se fokusi kryesor i mbledhjes ka qenë pikërisht komisionin anti-drejtësi, ç’ka ka bërë që deputetët e Bardhit të përplasen me përkrahësit e Sali Berishës. Shumica e deputetëve të Rithemelimit u shprehën kundër pjesëmarrjes në këtë komision të posaçëm, por pritet të dilet me një vendim unanim nga mbledhja e grupit. Por kundër bojkotit të komisionin doli deputetja e grupit të Bardhit, Dhurata Çupi, e cila tha se “Asnjë vend bosh që i takon opozitës nuk duhet të lihet bosh, por do të respektoj vendimin e grupit”. Sakaq, mësohet se ka përplasje të forta edhe mes deputetëve Gazment Bardhi dhe Edi Paloka. Mësohet se ky i fundit ka ambicie për të drejtuar grupin parlamentar të Rithemelimit, por që Bardhi nuk e lejon.

Reagon Bardhi

Nënkryetari i Rithemelimit, Gazment Bardhi se ky komision është një propagandë për të mbuluar korrupsionin. “Më gjeni një rast kur Rama ka drejtuar gishtin ndaj një të korruptuari dhe ka thënë do ta largoj nga puna se është i korruptuar. Ndërkohë, çdo aferë për korrupsion të denoncuar nga opozita me fakte i ka dalë për zot. Rasti është ky. Prandaj s’jemi bërë pjesë e këtij procesi, duke ritheksuar se ka mungesë vullneti nga mazhoranca dhe është propagandë dite për të mbuluar fytyrën e zezë nga korrupsioni të Ramës. Ne jemi për luftë pa kompromis ndaj komisionit, luftë reale jo luftë me fjalë.  Nëse dëgjoni që thotë do luftoj korrupsionin, prisni edhe një aferë më të madhe në ditët në vijim”, deklaroi dje para mediave Bardhi. Më tej deputeti Bardhi tha se nuk duhej të ishte futur në rend dite pa konsultim. Bardhi tha se gjatë kohës që ishin në mbledhje, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kërkonte takim me krerët e grupeve dhe drejtuesit e partive opozitare. Madje Bardhi tha se s’do e mbështesin me votë ngritjen e këtij komisioni e për rrjedhojë as nuk do marrin pjesë.

Flasin Baçi, Alizoti dhe Salianji

Ndërkohë deputetët shprehen skeptikë mbi qëllimin e vërtetë të ngritjes të komisionit, duke thënë se Rama nuk e ka prioritet luftën kundër korrupsionit.

Luan Baçi: Më duket një farsë rezoluta antikorrupsion. Një mazhorancë e korruptuar prej 12 vitesh dhe me një copë letër kërkon të pastrojë veten. Personalisht jam kundër.

Tomorr Alizoti: Diskutojmë me grupin. A është gabim bojkoti? Opozita nuk po gabon, është ekselent.

Ervin Salianji: Për mua nuk duhet të kemi asnjë pjesëmarrje në një komision që u bë në mënyrë të njëanshme, që u propozua si platformë elektorale nga Rama. Është hedhje hi sysh për qytetarët dhe ndërkombëtarët në gjithë situatën që ndodhen sot. Të besosh që Edi Rama, që ka ngritur një sistem korrupsioni dhe krimi të ngritur në piedestal dhe të future në institucionet më të rëndësishme, ka ndonjë merak për reformë. Nuk besoj që PD dhe opozita mund të përdoret si instrument për të luftuar SPAK nga Edi Rama. Ky është komision propagandistik. Nuk është bojkot, ne kemi marrë pjesë në reformën në drejtësi, në reformën territoriale.

Somario

Por kundër bojkotit të komisionin doli deputetja Dhurata Çupi, e cila tha se “Asnjë vend bosh që i takon opozitës nuk duhet të lihet bosh, por do të respektoj vendimin e grupit”. Sakaq, mësohet se ka përplasje të forta edhe mes deputetëve Gazment Bardhi dhe Edi Paloka. Mësohet se ky i fundit ka ambicie për të drejtuar grupin parlamentar të Rithemelimit, por që Bardhi nuk e lejon...

 

Më të lexuarat