Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga masat që po merren nga policia në kuadër të Kuvendit që ka thirrur ish-kryeministri Sali Berisha. Nisur nga indiciet për dhunë, policia është mobilizuar që ditën e sotme.
Me ironi Spahiu shkruan se e gjithë policia dhe ushtria shqiptare ka dalë në mbrojte të Lulzim Bashës.
“PO NDODH: E gjithë policia dhe ushtria në mbrojtje të Lulzim Bashës. Do e mbajnë me forcë kryetar të PD
Ju duhet në 2025, 2029, 2033, 2037 kryetar opozite…”, shkruan Spahiu.