BREAKING NEWS

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD, demokratët rrezikojnë sanksione, Ambasada Amerikane deklaratë “bombë”, të kenë kujdes personat që shoqërohen me Sali Berishën dhe familjen e tij

SHBA paralajmëron shpalljen “non-grata” të PD,
x
BREAKING NEWS

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i lartë i SHBA zbarkon në Tiranë më 20 qershor, Joe Biden zgjat “emergjencë kombëtare” për të zhdukur korrupsionin në Shqipëri, zbardhet dokumenti që fundos familjen “Berisha”, sekuestrim pasurie për...

Alarm për pushtetarët e lartë të korruptuar, zyrtari i
x
BREAKING NEWS

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që do të fundosë Ilir Metën në SPAK, Kreshnik Spahiu zbulon detaje nga përgjimi që nëse merret seriozisht nga autoritetet mund të hapë “Kutinë e Pandorës” në politikë

Ja kush është personazhi i njohur i botës së krimit që
x
BREAKING NEWS

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti i shtetit për shkak të vjedhjeve dhe keqmenaxhimit, Spitali Amerikan zero investime në pajisje dhe përdor mjekët e spitaleve publike, qeveria asnjë kontroll

Ja si oligarku Klodian Allajbeu po “vjel” para pa kriter nga buxheti
x
BREAKING NEWS

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në nr.2 i qeverisë dhe ministre e tenderave në Shqipëri, ja detajet e forta që zbardhi media greke për bashkëpunëtoren e Ramës, nga “festa” me 50 milionë eurot që i ka borxh kompanisë “Acto...

Pikëpyetjet si u ngrit Belinda Balluku nga pastruese në Greqi, në
x
BREAKING NEWS

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po heton prokurori Sotir Kllapi, në skaner pronat dhe llogaritë bankare, nga tërheqja e 20 mijë euro në vitin 2008, lejet për ndërtime, vila në Gjirin e Lalzit, deri te mobilimi dhe misteri i...

Meta-Kryemadhi të përgjuar nga BKH, ja detajet nga dosja që po
x
BREAKING NEWS

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e fundit e pyetjeve të tij në SPAK, ja provat që e kanë fundosur, juristi Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Gati fletë-arresti për Ilir Metën, kjo është seanca e
x
BREAKING NEWS

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur, Myslym Murrizi zbulon se çfarë po ndodh brenda opozitës dhe tregon "recetën" që do të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti

Aleanca mes Sali Berishës dhe Ilir Metës është prishur,
x

Politike

Porti i ri i Durrësit shqetëson BE, Brukseli kërkon transparencë dhe procedura në përputhje me normat evropiane

Porti i ri i Durrësit shqetëson BE, Brukseli kërkon

Bashkimi Europian ka anuluar pjesën e mbetur të Fondit Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor për Shqipërinë lidhur me Portin e Durrësit. Kjo u konfirmua nga Komisioneri për Fqinjësin dhe Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi në një letër dërguar kryetarit të komanduar të PD zyrtare, Enkelejd Alibeaj. Zyrtari i lartë i Brukselit iu përgjigj letrës së dërguar nga Alibeaj në nëntor të vitit të kaluar, ku e njoftonte për problemet lidhur me projektin luksoz të Portit të Durrësit. Në letrën e publikuar dje në mediat shqiptare, Varhelyi bëri thirrje që qeveria shqiptare të kryejë prokurime dhe koncesione bazuar në transparencën, garën e hapur dhe të barabartë mes konkurentëve. Megjithatë, pavarësisht kritikave të BE ndaj qeverisë lidhur me projektin “Durrës Jahtet dhe Marina”, Varhelyi premtoi se KE do të mbështesë me projekte investimit “Portin e Durrësit”, duke nënkuptuar zbatimin e tij nëpërmjet procedurave të vendosura nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit, që Shqipëria e ka firmosur me Brukselin në 2006.

Porti i Durrësit, KE: Anulojmë grantin e mbetur, u modifikua projekti

Në përgjigjen e Varhelyi saktësohet se është vendosur të anulohet granti i mbetur për investimin në projektin e “Portit të Durrësit” me argumentin se qeveria modifikoi projektin dhe ndryshoi përdorimin e Portit të Durrësit, i cili nga një port mallrash do të kthehet në një zonë luksoze rezidenciale. KE dha mesazhin se qeveria duhet të garantojë kryerjen e garës së koncesioneve  bazuar në rregullat e tregut të lirë dhe ligjeve që e mbrojnë atë. “Kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare me vendet e treta, qëndrimi i Bashkimi Evropian është i qartë dhe ai është thënë vazhdimisht, duke përfshirë edhe Këshillin e Stabilizim-Asocimit që u zhvillua në mars 2021. Të gjitha instrumentet ligjore dhe financiare të përdorura në fushën e prokurimeve publike dhe koncesioneve, duke përfshirë edhe marrëveshjet e lidhura me vendet e treta për zbatimin e projekteve të përbashkëta, duhet të jenë në përputhje me parimet e transparencës, konkurrencës, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. Sigurisht që ne i kemi ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me projektin e Portit të Durrësit. Si rezultat i modifikimit në projekt dhe ndryshimit të përdorimit të Portit të Durrësit, Komisioni anuloi grantin e mbetur për investimin në këtë projekt specifik”, shkruan fillimisht komisioneri hungarez.

BE i jep shans qeverisë: Gati të investojmë projekte për Porto Romanon

Në fund, KE la të hapur mundësinë e mbështetjes financiare për transferimin  e Portit të Durrësit në zonën e Porto Romanos, por duke zbatuar rregullat e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe konkurencës së lirë e të ndershme ekonomike. “Komisioni është i gatshëm të mbështesë dhe të akomodojë projekte të mëtejshme investimi në lidhje me projektin e ri komercial të zhvillimit të Porto Romanos nëse kërkohet. Është objektivi ynë i përbashkët për të mbështesin zhvillimin ekonomik të Shqipërisë“, mbyllet letra e komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi.

Letra e Alibeajt drejtuar Hohmann dhe Varhelyi: Ndiqni procedurat e ‘Portit të Durrësit’

Në 18 nëntor 2022, kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd iu drejtua me një letë komisionerit për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe ambasadores së BE në Tiranë, Christiane Hohmann, ku u kërkonte të ndjekin me vëmendje procedurat e projektit “Durrës Jahtet dhe Marina” me vlerë 2.1 miliardë euro, nëse përputhen me përcaktimet e MSA. Alibeaj shtoi se ky projekt është mjaft i dyshimtë, pasi shteti shqiptar përfiton vetëm 280 milionë euro nga 730 milionë euro fitime dhe për faktin se investimi 1.94 miliard euro nga 2.1 miliardë euro do sigurohet nga palë të treta të panjohura. “Në thelb të letrës, paraqiten shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë dhe mosdiskriminimit Çdo ndihmë shtetërore, sanksionon MSA, që shtrembëron rregullat e konkurrencës, vjen në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë një rast unik në botë ku shteti ofron 818 mijë m2 pronë publike, si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro, për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë. Nga ana tjetër investitori ka marrë përsipër të realizojë një investim 2.1 miliardë euro, në një kohë që ai ofron vetëm 160 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 1.94 miliard euro do të sigurohet nga palë të treta të panjohura. Me anë të kësaj letre kërkojmë nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së të ndjekin më vëmendje këtë rast dhe në përputhje me procedurat e tyre të hetojnë mbi përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me parimet dhe standardet e MSA-së dhe legjislacionit evropian”, mbyllet letra e Enkelejd Alibeajt dërguar dy përfaqësuesve të BE.

Më të lexuarat