Kryeministri Edi Rama ka publikuar mbrëmjen e djeshme një foto të grafikut të statistikave që sipas tij tregojnë përqindjen e vdekshmërisë për çdo grupmoshë.
Sipas Ramës, informimi i duhur dhe statistikat rreth kësaj lufte janë ndihmesa më e madhe për të kuptuar çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë duhet të presim.
“Informimi i duhur dhe statistikat rreth kësaj lufte janë ndihmesa më e madhe për të kuptuar çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë duhet të presim. Kjo statistikë tregon të dhënat moshore mbi vdekshmërinë e 20% të atyre që përfundojnë në spital, pasi 80 e të spitalizuarve shërohen”, shkruan Rama, ndërsa publikon dhe foton me statistikat e vdekshmërisë për çdo grupmoshë.