BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

“Prek jetesën e të 30 fshatrave”/ Devijimi i lumit Shushicë, Zhupa: Jemi kundër! Dëmton banorët dhe...

“Prek jetesën e të 30 fshatrave”/ Devijimi i lumit

Deputetja e Partisë  Demokratike, Ina Zhupa, ka reguar sërish në një deklaratë për mediat lidhur me ligjin e ri për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa është shprehur se ‘ligji po masakron parqet kombëtare”, ndërsa ndalet tek devijimi i lumit Shushicë.

Zhupa e shpreh se devijimi i këtij lumi rrezikon ta thajë plotësisht pjesën e sipërme të tij gjatë verës, që përdoret nga banorët për vaditje tokash, për bagëtitë, etj.

“Ky devijim bëhet për të furnizuar me ujë investimet strategjike dhe resorte në Himarë ndërkohë që prek jetën e banorëve të 30 fshatrave por dhe paprekshmërinë që duhet kishte Vjosa me degët e saj si Park Kombëtar”, theksoi ajo.

Deklaratë për media deputetja e PD, Ina Zhupa

Prej disa ditësh banorët e 30 fshatrave ku kalon lumi Shushicë dhe aktivistë dhe ekspertë mjedisor po protestojnë për mosdevijimin dhe mos cënimin e lumit. Lumi Shushicë është një prej degëve kryesore të lumit Vjosë, ky i fundit i shpallur Park Kombëtar në mars të vitit 2023. Një vit pas vendimit nga qeveria, Shushica përballet me mundësinë e heqjes nga statusi i mbrojtur.

Tashmë me ndryshimet në ligjin “për Zonat e Mbrojtura”, ku nuk kanë më praktikisht asnjë mbrojtje bëhet edhe më e realizueshme, shkatërrimi i çdo parku kombëtar. Bëhet fjalë për një projekt ku devijohet 140 litra ujë në sekondë nga lumi dhe rrjedha normale e tij dhe përdoret për ujësjellësin e Himarës, gjë që rrezikon ta thajë plotësisht pjesën e sipërme të tij gjatë verës që përdoret nga banorët për vaditje tokash, për bagëtitë etj.

Ky devijim bëhet për të furnizuar me ujë investimet strategjike dhe resorte në Himarë ndërkohë që prek jetën e banorëve të 30 fshatrave por dhe paprekshmërinë që duhet kishte Vjosa me degët e saj si Park Kombëtar.

Banorët, aktivistët, ekspertët mjedisor po protestojnë prej ditësh kundër projektit të ujësjellësit të Himarës, i cili rrezikon dëmtimin e ekosistemit.

Partia Demokratike mbështet protestën e drejtë të banorëve dhe të aktivistëve të mjedisit. Ky projekt, i pari që nis projektet e bëra gati sa të kalonte ligji që shkatërron zonat e mbrojtura , sjell një dëm të dyfishtë. Dëmton banorët dhe jetesën e tyre të përditshme të lidhur me lumin Shushica dhe dëmton degën e parkut Kombëtar Vjosa duke shkatërruar mbrojtjen e tij dhe ekosistemin dhe duke hapur precedent për shkatërrime të mëtejshme të këtij lumi.

Me këtë secili shqiptar mund të kuptoj se sa e kotë ishte propaganda me shpalljen Park Kombëtar të Vjosës, kur një vit më vonë do hiqnin mbrojtjen të gjithë Parqeve Kombëtare. Ky akt i parë në shërbim të resorteve dhe jo të banorëve dhe mbrojtjes së Parkut Kombëtar Vjosës, tregon qartësisht cili do jetë fati i gjithë zonave të mbrojtura nëse nuk i ndalim në këtë masakër mjedisore.

 

Më të lexuarat