Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar menjëherë pas fitores së Kombëtares në Moldavi që solli edhe kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin evropian “EURO 2024” që do të zhvillohet në Gjermani.
“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024! ”, shkruan Presidenti Begaj.