Ilir Alimehmeti, kandidat për primaret e PD në Tiranë, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se qytetarët kanë nevojë për një administrator qyteti. Ai tha se e gjithë kjo fizkulturë e primareve nuk bëhet kot, por me synimin për të parë në kuadrin e 14 majit.
Sipas tij ajo që është kryesore është fakti që duhet një votë e përbashkuar dhe se kjo nuk mund të vijë detyrimisht me sherre, por me një model të ndershëm dhe ndërgjegjësimi.
Ne e kemi të qartë se pesha kryesore aty është anëtarësia dhe kjo është e qartë, ndërsa fushata ende nuk është hapur zyrtarisht. Ndërsa sa i përket faktit që nuk duhet një administrator, duhet pranuar se qytetarëve kjo ju dhëmb se u duhet një administrator në fakt. E gjithë kjo fizkulturë nuk bëhet kot, bëhet për të kuptuar a ja dalim dot ne me votat e partisë, po me votat tona dhe partive aleate dhe jo është përgjigja, por me shtresën gri, shoqëria civile, pra na duhen madje të kthejmë dhe vota të majta djathtas, llogaritë janë të arta vetëm nuk ja dalim. Nëse atje duhet të shkosh me një votë të përbashkuar dhe kush është përballë dhe do votojë ne e dimë shumë mirë që vota të majta do kthehen në kandidaturën time nuk do votojnë në primare, kështu që e kuptoni kush është avantazhi dhe disavantazhi, por s’ka të bëjë kjo, kjo do jetë një fizkulturë e kot nëse se shohim në kuadrin e 14 majit 2023, dhe për ta parë këtë duhet ofruar modeli i ndershëm dhe ndërgjegjësimi. Kjo s’vjen detyrimisht me sherr, por me punë, nuk duam një figurë që bëhet kryetar bashkie me synimin për tu bërë më pas kryeministër, jo ne kemi nevojë për administrator.