Deputeti i Rithemelimit, Xhelal Mziu në një intervistë televizive u shpreh se është kundër çdo lloj presioni ndaj sistemit të drejtësisë që vjen nga mazhoranca por edhe nga opozita.
Mziu: Normalisht sistemi i drejtësisë ka ardhur edhe nga votat e mazhorancës edhe nga votat e opozitës.
Ka një situatë më të mirë se përpara sistemi i drejtësië, por nuk është në atë lartësinë apo pritshmërtië që kërkohet.
Sidoqoftë unë nuk jam me epitetet që i vendosën qoftë emra të nominuar qoftë sistemit të drejtësisë pasi ato janë në të drejtën e tyre për të zbatuar ligjin, kshu që në këtë kontekst mbështes dhe jam pro reagimit të këtyre vendeve.
Unë distancohem së pari nga presionet që bën vetë kryeministri ndaj sistemit të drejtësisë.
Madje jo më larg se pak ditë më parë kur ne po kërkonim zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Olta Xhaçkën dhe përfaqësues të lartë të PS-së që janë në atë komision etiketuan persona të caktuar në Gjykatën Kushtetuese të cilët nuk po luanin rolin ashtu sic don qeveria.
Pra jam kundër cdo lloj presioni që vjen sidomos nga mazhoranca por edhe nga opozita.
Nuk duhet që sistemi i drejtësisë të shantazhohet, por e keqja më e madhe është kur sistemi i drejtësisë shantazhohet nga qeveria dhe mazhoranca.