BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

“Profesionet e lira janë në rrezik”, Tabaku denoncon drejtorinë e tatimeve: Po i detyron të paguajnë deri në 50% të fitimit të tyre!

“Profesionet e lira janë në rrezik”, Tabaku denoncon

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shprehet se Drejtoria e Tatimeve po i detyron të paguajnë deri në 50% të fitimit të tyre!

“Drejtoria e Tatimeve ka nisur një udhëzim nr 26 që i detyron profesionistët e lirë të paguajnë deri në 40% apo dhe 50% të fitimit të tyre me premtimin që mot qeveria do t’ua kthej nëse kanë shpenzuar më pak”, shkruan deputetja demokrate.

Jorida Tabaku thekson se “harbutëria me të cilën u merren paratë e djersës dhe mundit xhepave të shqiptarëve, arroganca në trajtimin e atyre që punojnë, është sikur mendojnë se janë të paprekshëm”, duke përfunduar: “Koha nuk pret!”

Postimi i plotë i Tabakut:

Profesionet e lira në rrezik!

Një sistem i padrejtë gjithmonë ngrihet mbi ligje që krijojnë padrejtësi dhe mbahet me udhëzime që e thellojnë edhe më tej këtë padrejtësi.

Në ndërkohë që grupi parlamentar i PD dhe disa grupe të tjera interesi kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një padi për të rrëzuar Ligjin e Tatimit të Profesionistëve të lirë dhe gjithashtu edhe pezullimin e tij deri në një vendimmarrje të gjykatës, Drejtoria e Tatimeve ka nisur një udhëzim nr 26 që i detyron profesionistët e lirë të paguajnë deri në 40% apo dhe 50% të fitimit të tyre me premtimin që mot qeveria do t’ua kthej nëse kanë shpenzuar më pak.

Udhëzimi në fjalë është tërësisht i paligjshëm dhe në raport me Ligjin e Tatimit mbi Profesionistët e lirë që në fakt i garanton këto profesionistë që 30% e shpenzimeve do t’u njihen. Mirëpo, padrejtësia dhe paligjshmëria e këtij udhëzimi janë po ashtu një provë tjetër në dorën tonë duke qenë se transmeton ekzaktësisht natyrën e qeverisë dhe të ligjit; padrejtësinë dhe mungesën e parashikueshmërisë.

Do të mjaftonte vetëm natyra e këtij udhëzimi për të përmbushur ekzaktësisht fytyrën, natyrën dhe sistemin e kësaj qeverie; mbitaksimi i shtresës së mesme dhe përdorimi i taksave të tejngritura për këtë shtresë ashtu që të paguhen milionat e arbitrazhit, rrugëve të florinjta, koncesionet e kryebashkiakëve të korruptuar apo dhe inceneratorit.

Harbutëria me të cilën u merren paratë e djersës dhe mundit xhepave të shqiptarëve, arroganca në trajtimin e atyre që punojnë, është sikur mendojnë se janë të paprekshëm. Prandaj koha nuk pret!

Më të lexuarat