BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ "Çmenduri, as 4 mijë persona s’ishin”, Beqiri shpërthen ashpër: U paguan nga 70 euro për të ardhur me autobusë nga...

Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ "Çmenduri, as 4

Avokati Idajet Beqiri e konsideroi ‘çmenduri’ deklaratën e Rithemelimit ku pretendohej se në protestën e ditës së djeshme, kanë qenë të pranishëm 120 mijë qytetarë.


I ftuar në një emision televiziv, Beqiri tha se më së shumti në shesh mund të kenë qenë deri në 4 mijë qytetarë, gjë që sipas tij është shumë pak për një parti që pretendon se ka 100 mijë anëtarë.

"Të kishin qenë 200-300 mijë persona do kishin tundur qeverinë. Por edhe të thuash atë që tha ajo zëdhënësja që ishin 120 mijë është çmenduri. Ai sheshi atje, po ta marrësh nga ura e Lanës deri tek sheshi nënë Tereza, maksimalja të rrinë ngjeshur merr 9 mijë veta. Kështu që atje dje maksimalja, mund të kenë qenë afro 5 mijë veta, por realisht as 4 mijë nuk ishin”- tha Beqiri.

Sipas avokatit, ka pasur persona që janë paguar me nga 50 deri në 70 euro për të marrë pjesë në protestë duke u nisur me autobusë nga rrethet. Ai shtoi se anëtarë të OMONIA-s ishin mashtruar duke u thënë se po protestohet për Fredi Belerin.

"Për një forcë politike që në 2017-ën mori 600 e ca mijë vota dhe thotë se ka 100 mijë anëtarë, të arrish të mobilizosh të gjitha strukturat, OMONIA-n e Belerit dhe të thuash se do protestojmë për Belerin atje, edhe me autobusa Greqie kishin ardhur atje. Të gjithë ata që kanë qenë në autobusa, kanë marrë minimumi 50-70 euro dhe ua them edhe vendin ku kanë shkuar sekserët që kanë shpërndarë lekët”- u shpreh avokati.

 

Më të lexuarat