BREAKING NEWS

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te Rithemelimi, nis skenari i 2005 për rikthimin në pushtet të familjes “Berisha”, ja surprizat që pritet të ndodhin në zgjedhjet ë 2025

SHBA tërhiqet përballë Sali Berishës, vula e PD kthehet te
x
BREAKING NEWS

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e vendimit të Gjykatës së Apelit për kalimin e vulës dhe logos së PD te Rithemelimi

Ja si do spastrohet politika shqiptare nga Sali Berisha, Spartak Ngjela zbardh
x
BREAKING NEWS

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi për Ilir Metën, ja si do të dalë jashtë loje presidenti i PL dhe pse vendimi i Gjykatës së Apelit është politik, juristja Brizida Gjikondi zbulon të pathënat

Kalimi i vulës së PD në duart e Sali Berishës, lajm ogurzi
x
BREAKING NEWS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave, paralajmëron furtunë në listat e zgjedhjeve të 2025, shtyhet për në shtator takimi me emigrantët në Londër e Gjermani, ja kur do të mbahet Kongresi i PS

Edi Rama u prish qetësinë deputetëve dhe ministrave,
x
BREAKING NEWS

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja 10 dosjet që po “kopsit” SPAK, gazetari zbardh emrat “VIP” të rrezikuar dhe tregon provat tronditëse që ka zbuluar drejtësia e re për disa deputetë të Kuvendit

50 urdhër-arreste në tryezën e prokurorëve specialë, ja
x
BREAKING NEWS

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130 mijë punonjësit e administratës në vend, zbardhet skema e re që do të ndiqet edhe për bashkitë

Del vendimi i detajuar, ja kur dhe sa do të rriten pagat për 130
x
BREAKING NEWS

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të marrë para nga koncensioni i sterilizimit, dalin dokumentet, ja si u largua menjëherë pas thellimit të hetimeve nga SPAK

Allajbeu i “Spitalit Amerikan” ka futur gruan e tij për të
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës që po thur nga banesa me besnikët e tij për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja vepra penale që ka kryer Flamur Noka për interesat e ish-kryeministrit

Romeo Kara zbulon skenarin e “errët” të Sali Berishës
x

Politike

"PS ka dy skuadra në burg, njëra e qeverisë tjetra e bashkiakëve", Haklaj reagon ashpër: Mazhoranca duket e tronditur rëndë, problemi që kanë këta e kanë me...

"PS ka dy skuadra në burg, njëra e qeverisë tjetra e

Debati mbi mandatin e deputetes Olta Xhaçka vijon ende. Në një emision televiziv, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Azgan Haklaj shprehet se mandati i saj është i papajtueshëm me kushtetutën, duke shtuar se mazhorancës po i shtohet skuadra në burg, sa nga qeveria sa nga bashkia.


‘Mandati i saj është i papajtueshëm. Ka marrë një status me dokumenta fallco. Është investitor strategjik. Në shkelje flagrante të ligjit. PS i bëri mbrojtje politike. Për të treguar se mazhoranca ka formë, për ta zvarritur që të shkojë deri në fund të mandatit. Kemi dy skuadra. Njëra skuadra e qeverisë, tjetra e bashkiakëve. Dy skuadra futbolli po shkojnë në burg. PS duket e tronditur rëndë. Është e pafalshme, ajo që ka ndodhur me bashkinë e Tiranës. Por më i rëndë është edhe teatri që bëhet nga ata që protestojnë tek bashkia Tiranë. Problemi që kanë këta e kanë me SPAK. Aq shumë po i tronditur SPAK sa bëjnë veprime të çoroditura. A e shihni zotin Meta? Kërkon një raport. Edhe fjalimi i zonjës Kryemadhi, kur tha se gratë bëhen mish për top për burrat.’, tha Haklaj.  
Juristja Sonila Velo tha se zonja Xhaçka duhej të kishte iniciativën vetë për ta çuar çështjen e mandatit të saj në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo tha që burri im nuk ka asnjë përfitim. Kemi vërtetë dy lloj investitorë. Edhe ai i asistuari është një lloj strategjiku. Një investitor i tillë përfiton terrene me pronësi shteti për t’i përdorur, për të ndërtua resortin e ëndrrave të tij. Zonja Xhaçka duhej të kishte iniciativë të lejonte Kuvendin të dërgonte mandatin e saj në Kushtetuese. Atje shkon nëse ankimohet', tha juristja.
Ndërkohë analisti Ben Andoni komentoi në lidhje Skype edhe zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike duke shprehur keqardhje që Rithemelimi si individ më të spikatur ka Gazment Bardhin.

'Nuk besoj se çfarë ka ti bëjë zotit Berisha. Bardhi do të jetë mëkëmbës tek PD dhe do të marri asete. Nuk arrin të kuptojë se lufta reale është ligjore ajo se ku do shkojë vula. Dhe kemi pjesën morale, që besoj se tek PD-ja që iu bashkua Bardhit mungon. Zoti Bardhi nuk mund të bënte strucin. Dhe me këtë pozicion që mban në parlament, në disa raste e vlerësoj. Por disa nisma duhet të kenë edhe moral. Pjesa që përfaqëson zotin Bardhi mungon. Më vjen keq që PD-ja e Rithemelimit, që individin më të spikatur që ka është zoti Bardhi', tha Andoni.
Haklaj përsërit akuzat për ‘trekëndëshin e Bermudës’, Berisha-Rama-Meta se bashkëpunimi i tyre po i vjen fundi.

'Dy vite e kusur na kanë sulmuar Lul Brava. Tani kanë përfunduar tek brava e Edi Ramës. Kthimi i Berishës është karshillëk ndaj SHBA, karshillëk ndaj SPAK. Kjo aleancë e çatisë e kullave është frymëmarrje provizore e autokracisë. Lufta imagjinare 6-mujore në parlament, lufta imagjinare në parlament ka mbaruar. Betejën kryesore e kanë për vulën. Vulën e ka PD-ja, kryetar është Lulzim Basha. Gjykata e Lartë e ka kthyer që Apeli të japë vendim. Kur të vijë ky moment do hapet ajo dosje dhe shikohet dokumentacioni me çfarë është firmosur', u shpreh Haklaj.
Nga ana tjetër, ai shton se Berisha duhet akuzuar edhe për ndotje akustike për fjalimet tek ballkoni.

'Për ndotje akustike Berisha mund të ketë akuzë tjetër? Sa kushton një ditë e zotit Berisha aty? Vëmendja mediatike. Është ballkoni i fundit anti-amerikan. Ka përpjekje për institucionalizimin e anti-amerikanizmit. Në vend që ti shprehim mirënjohje, i bëjmë karshillëk SHBA', theksoi Haklaj.

 

Më të lexuarat