BREAKING NEWS

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar

Aksident me vdekje/ Përplasen dy makina, policia del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin: Kërkon mëshirë nga Perëndimi për aferën McGonigal

Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për Kurtin:
x
BREAKING NEWS

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit të pijshëm, reagon policia

Ndodh sërish në Bulqizë! Banorët u helmuan nga ndotja e ujit
x
BREAKING NEWS

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon dorëheqjen e ministres së njohur

Grupi Parlamentar i PD del me thirrjen e fortë ndaj SPAK dhe kërkon
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën njerëz, do na e thojë vetë kryeministri

Artan Hoxha paralajmëron arrestimin e bujshëm: Mbani frymën
x
BREAKING NEWS

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe tërhiq policinë

Tensionet në veri, Rama i ashpër me Kurtin: Dëgjo BE-në dhe
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të komunave, BE sërish thirrje Kosovës: Të mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme, situata duhet…

Tensionet në Veri pas emërimit të 4 kryetarëve të
x
BREAKING NEWS

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe sqetull 54-vjeçari, zbardhen detajet e para

Emri/ Kërcet thika në Sarandë, plagoset në kokë dhe
x

Politike

PS ngre alarmin dhe i bën thirrje PD zyrtare të bashkëpunojë për të pastruar spiunët e ish-Sigurimit nga politika, mungesa e konsensusit rrezikon të mbushë bashkitë me “fuksa”

PS ngre alarmin dhe i bën thirrje PD zyrtare të bashkëpunojë

Në kohë zgjedhjesh ka një paqe mes forcave politike. Kur vjen puna për të goditur njërën palë, frika se peshorja mund të jetë edhe nga e kundërta e frenon. Kështu ndodh shpesh, vendoset në harmoni mes palëve. Edhe çështja e pastërtisë së figurës, e cila duhet të ishte e zbatueshme për zgjedhjet e 14 Majit është shtyrë pas kësaj date, pasi koha nuk premton. Pra do të kemi diskutime në Kuvend, por jo miratimin e tij. Largimi i spiunëve nga politika do të rikthehet  sërish në debatet e politikës, pasi mazhoranca e ka gati draftin dhe komisioni i Ligjeve e ka përfshirë në kalendarin 3-javor të punës. Kryetarja e këtij Komisioni, Klotilda Bushka, tregon se nisma e socialistëve për pastërtinë e figurës së funksionarëve publikë do t’i bashkëngjitet ligjit të propozuar nga demokratët për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen. Kandidatët për deputetët apo për këshillat bashkiakë do t’u ndalohet kandidimi për të marrë pjesë në zgjedhje në rast se kanë pasur lidhje me ish-Sigurimin e Shtetit. Por në ndryshim nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bushka e sheh të vështirë që ky ligj të implementohet për zgjedhjet e 14 majit. Kështu që në këto kushte ajo shpreson tek një mrekulli, që është bashkëpunimi PD dhe PS, për të kaluara ndryshimet në ligj, në mënyrë që spiunët të mos bëhen pjesë e bashkive si kryetra dhe anëtarë bashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit. “Koha është e rëndësishme, por cilësia dhe kushtetutshmëria kanë po të njëjtën rëndësi, pasi është një çështje komplekse”, deklaron ajo. Këto ndryshime në ligjin e dekriminalizimit do të kenë ndikim edhe tek deputetët e zgjedhur, pasi në rast së do të vërtetohen lidhje me ish-sigurimin do t’u ndërpritet mandati. Mazhoranca nuk i ka votat dhe këto ndryshime kërkojnë 84 kartonë jeshilë në parlament që të implementohen në Ligjin e Dekriminalizimit.“Do të jetë e vështirë me situatën në PD, por deputetët e demokratë duhet të heqin dorë nga interesat personale”, shton ajo. Ky ligj, sipas Bushkës, do të jetë një mundësi edhe për demokratët që të ndahen nga e kaluara komuniste e vendit.

Çfarë u tha në vitin  2022?

Kujtojmë se me nisjen e sesionit parlamentar në shtatorin e 2022 Partia Socialiste njoftoi miratimin e ndërhyrjeve ligjore të propozuara nga Autoriteti i Dosjeve dhe të depozituara në Kuvend prej tyre. Paralajmërimi u bë nga Taulant Balla dhe sipas këtyre ndryshimeve, çdokush që ka hyrë në politikë do t’i nënshtrohet verifikimit te certifikatën e pastërtisë.“Ngjitja e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, një shërbimi sekret terrori, në të gjitha majat e piramidës shtetërore, ka bërë të domosdoshëm miratimin sa më parë nga Kuvendi i Shqipërisë, në sesionin e ri që nis në shtator, të ndërhyrjeve ligjore që janë depozituar tashmë sipas propozimit të Autoritetit të Dosjeve, për të rishikuar certifikatën e pastërtisë të kujtdo që ka hyrë në politikë me përgjues në trup, si shërbëtor i Sigurimit të Shtetit”, tha para disa muajve Taulant Balla. Nga kjo nismë vetëm Ilir Meta u godit. Ku ky i fundit dha argumenta e fakte se nuk ka qenë asnjëherë spiun i shtetit.

Balla thirrje spiunëve të ish-Sigurimit: Mos u fusni në listat e zgjedhjeve

Ndërkohë pak ditë më parë edhe kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla u ka bërë thirrje ish- bashkëpunëtorëve të Sigurimit që të mos futen në listat e zgjedhjeve të 14 majit. Në një intervistë televizive, ai theksoi se nëse futen në lista dhe zbulohen se kanë qenë pjesë e sigurimit do të humbin mandatin por edhe do të deskriditohen publikisht.“Thirrja ime për  ish-bashkëpunëtorët e sigurimit  të shtetit është që të mos tentoni që të hyni nëpër lista këshillash, primare apo për kandidat për zgjedhjet e 14  majit sepse do të humbni mandatin tuaj dhe do të deskriditoheni publikisht në rast se tentoni që të hyni. DO të bëhet transparenca e secilit prej tyre”, deklaroi Balla.

Më të lexuarat