BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Politike

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen e plotë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit, kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për ekzekutimin që tronditi Elbasanin, si u rekrutuan kriminelë, rikthehet në skene implikimi i Gazmend Bardhit si drejtues i strukturës së PD

PS shton presionet ndaj organeve të drejtësisë për zbardhjen

Nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhi pritet t’i hapen telashe me drejtësinë. Partia Socialiste me anë të nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, i bëri dje thirrje policisë kriminale që t’i rikthehet hetimeve për krijimin e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV) në zgjedhjet parlamentare të 2021. Nisur nga rasti i Azgan Mërnicës, vrasësit të efektivit të Shqiponjave në Fier, Novruz Cenalia, që rezultoi se ka qenë pjesë e këtyre strukturave si dhe rastit të vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në 2021-in, Felaj nënvizoi se, kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar elementë kontigjent kriminal nga opozita. Gazment Bardhi ka qenë drejtues i kësaj strukture. Felaj theksoi se kjo çështje ka ngelur pa u hetuar sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente. “Mua më kanë zhgënjyer kolegë deputetë të opozitës me reagimet e tyre për rastin e ngjarjes së rëndë në Fier. Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politika në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës, për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën”, tha Felaj.

Çështjen ta marrë SPAK

Nënkryetarja e Kuvendit bëri thirrje që çështjen ta marrë në dorë SPAK. “Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier. Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit. Kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar elementë kontigjent kriminal. Kjo çështje ka ngelur pa u hetuar sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente. Ftoj policinë kriminale, dhe s’ka nevojë të bëjë kallëzim, që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave. T’i rikthehen atyre deputetëve që kanë preferuar që të kenë kontingjent kriminal pas vetes për të mbledhur votën, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do doja të kishte vëmendje dhe SPAK, sepse kjo nuk është lëndë për prokurorinë e Elbasanit, por për BKH dhe SPAK, dhe policinë kriminale”, tha Felaj. Ajo u shpreh e zhgënjyer edhe nga reagimet e deputetëve të opozitës sa i përket vrasjes së policit. “Unë besoj se edhe politika duhet të gjejë një përgjegjësi të vetën, sepse mënyra sesi ne sillemi e artikulohemi, sesi kërkojmë të bëjmë për vete qytetarët, duke harruar se policët janë punonjës shteti, në funksion të institucioneve të shtetit e jo në funksion të politikanëve. Të heqim dorë nga mentalitetet e të shkuarës.  E thashë, deputetë tanët këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese as nuk kanë ngushëlluar për humbjen e një jete të re të një punonjësi me uniformë, as nuk janë distancuar nga personi në fjalë, as nuk i kërkuan që të dorëzohej, e për më tepër i kanë bërë këto deklarata teksa mbahej protesta para bashkisë Tiranë”, shtoi deputetja.

Marrëveshja me INTERPOL

 Në këtë kuadër, Felaj e cilësoi si shumë të rëndësishme edhe marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL. “Marrëveshja është shumë e rëndësishme. Është hera e parë që mbahet një konferencë e kësaj natyre e INTERPOL në Tiranë. Besoj që të gjithëve duhet t’u thotë që policia nuk është thjesht organi më i besuar nga qytetarët, por është e besuar dhe nga policitë partnere”, u shpreh Felaj. “Interpol është organizatë policore e lidhur ngushtë me policinë kriminale. Mbajtja e kësaj konference në Tiranë, pjesëmarrja e shumë delegacioneve, do të jetë mundësi e mirë pune dhe mundësi për policinë kriminale që të rrisë standardet e punës dhe profesionalizmit”, shtoi Felaj. Referuar të dhënave nga fjala e Prokurorit të Përgjithshëm, nënkryetarja e Kuvendit ndau dy të dhëna, “koefiçenti kriminal në Shqipëri në krahasim me 2022 ka ardhur duke u ulur dhe ky është një lajm i mirë. 800 është koefiçenti i kryerjes së veprave penale. “Por e dhëna që na tërhoqi vëmendjen dhe që shumëkënd e ka shqetësuar, është ajo se cila është vepra më e përhapur penale. Krimi më i përhapur rezulton për krime që drejtohen kundër autoritetit shtetëror. Bëhet fjalë për vepra që drejtohen ndaj punonjësve me uniformë”, shtoi deputetja.

Më të lexuarat