BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mes...

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja pse u largova nga Iliri dhe pse PL është një eksperiment i dështuar, ish-presidenti do të ketë të njëjtin fati si Berisha

Spartak Braho: Sherri mes Metës e Monikës lojë për të
x
BREAKING NEWS

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23 maj merret vendimi për Izet Haxhinë, avokati i tij jep detajet e forta: Plani ishte për të vrarë Saliun në ’98, jo ish-deputetin demokrat, ja 23 provat që ish-truproja disponon për krimet e Be...

Gjykata e Lartë merr në dorë vrasjen e Azem Hajdarit, në 23
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për “SKY ECC” dhe dosjen “McGonigal”, në përgjime ka rënë edhe Edi Rama, ja të fshehtat nga koncesioni prej 20 milionë euro që ka përfituar ish-agjenti i FBI nga kryeministri shqiptar...

Avokati Arben Llangozi rrëfen detajet “bombastike” për
x
BREAKING NEWS

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë, gjysma e grupit parlamentar të PS kanë vila në Lalëz dhe shtëpi te rezidenca e Gentiana Sulës, ja si rrëzohet Rama nga pushteti

Myslim Murrizi: Gazment Bardhi dhe Sali Berisha nuk janë bashkë,
x
BREAKING NEWS

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof gazetarin Klodian Tomorri, zbulon disa nga skandalet e bëra publike nga Nisma Thurje dhe del hapur në mbështetje të SPAK

E akuzoi se nuk kanë denoncuar korrupsionin, Endri Shabani nxjerr blof
x
BREAKING NEWS

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të jetë rritja e pensioneve që do të realizohet në tetor, skema që po ndiqet dhe detajet nga dy bonuset që do të marrë mosha e tretë për këtë vit

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli: Ja sa do të
x
BREAKING NEWS

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali, një ish-avokat i...

Pakti për emigrantët/ Reagojnë mediat italiane: Engjëll
x

Politike

Pse po ngrihet komisioni për dezinformimin? Ja si përgjigjet eksperti Karamuço

Pse po ngrihet komisioni për dezinformimin? Ja si përgjigjet eksperti

Shqipëria do të ngrejë një Komision Parlamentar për dezinformimin. Ky Komision i Posaçëm parlamentar vjen pas marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, rekomandimet e BE-së dhe deklaratës së Samitit Ukrainë-Evropë Juglindore mbajtur në Tiranë.

Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço thotë se ndonëse një hap i vonuar, është i drejtë. I ftuar në një program televiziv eksperti tha se Shqipëria është informuar nga mediat e huaja për një propagandë malinje.

“Masat që janë marrë nuk po mbërrijnë dot që të rregullojmë në një shpejtësi kaq të madhe ta rregullojmë me legjislacion, intitucione dhe me disiplinim që janë financat, që është integriteti i këtij biznesi kaq të madh. Kur bëhet fjalë për interesat kombëtare, ne jemi pak të vonuar po ishte vendimmarrje shumë e drejtë që u bë në kuadër të një partneriteti me SHBA. Ajo që na vuri përpara një fakti të kryer që duhet të merrnim masa që më herët i kanë marrë edhe disa vende evropiane dhe Parlamenti Evropian.

Kësaj radhe flitet për interesat e sigurisë kombëtare është nivel më i lartë sesa qëllimi i brendshëm në atë kohë. Jemi përpara një sulmi në formë hibride, që nuk po prek vetëm Shqipërinë dhe ka të bëjë me të gjitha rajonin dhe në lidhje me influenca malinje nga palët e treta. Ka raporte të tëra vit pas viti që nuk janë bërë publike, por janë të Shërbimit Informativ Shtetëror, që kanë njoftuar Shqipërinë për manipulime të jashtëzakonshme dhe mundësinë dhe një propagandë malinje që vjen, duke filluar që nga turizmi, që ne po e formësojmë si një nga shtyllat më të forta të ekonomisë tonë. Ne i kemi para fqinjët jugor që herë pas herë nxjerin filmime nga bregdeti jonë, i cili ndotet nga traget e tyre dhe thonë ja cilësia.

Ndërkohë që tani filluan edhe vitin e kaluar edhe me ushqimin, kushtet dhe këto janë trolle për të shëmtuar imazhin që po vinte nga turizmi dhe bëhet për uljen e numrit të turistëve. Kjo është luftë e padrejtë dhe kërkon të dëmtojë atë realitet që është ndërtuar dhe që nuk ka hile. Kur flasim për fqinjin që e ka për turizmin, të tjerë e kanë për të dëmtuar rëndë elementë të demokracisë”, u shpreh Karamuço.