Partia Demokratike ka zgjedhur sot Edi Palokën në postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar, një proces i cili është zhvilluar i gjithi në prezencën edhe të mediave.
Megjithatë, në videon e mëposhtme tregohet se si procesi i numërimit të votave ka pasur disa probleme.
Aty pasqyrohet një bisedë mes anëtarëve të Komisionit, saktësisht në momentin kur po kryhet plotësimi i procesverbalit.
Numëruesit duket se janë të paqartë në lidhje me numrin e anëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit.
“Fletë votimi gjithsej 211”, thotë një anëtar.
“Jo jo – thotë anëtari tjetër- kanë qenë më shumë, futja 300”
“Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.
Sipas procesverbalit të plotë të shpërndarë nga PD, nga 279 anëtarë të Këshillit Kombëtar, prezentë ishin 203 anëtarë.