BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

“Pushteti i PS është i përqendruar te një dorë banditësh”/ Skandali i Ramës në Milano, reagon Salianji: Në një vend normal kryeministri do jepte dorëheqjen

“Pushteti i PS është i përqendruar te një dorë

Deputeti i Rithemelimit Ervin Salianji në një takim me simpatizantë demokratë në qytetin e Tropojës ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhet të jepte dorëheqjen pas skandaleve që sipas tij i kanë ndodhur “cep më cep”, duke përmendur arrestimet e ish-deputetëve apo eksponentëve të tjerë të lartë.

Ai shtoi se opozitës i është dashur të përballet me krimin dhe bandat, fuqinë financiare të mazhorancës dhe dëmtimin e Partisë Demokratike dhe jo të bëjë një përballje politike me socialistët.

Salianji theksoi se e vetmja mënyrë për opozitën është reagimi përmes protestave dhe kërkimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ai u ndal edhe te takimi i sotëm i Ramës në Milano, duke thënë se për emigrantët shqiptarë nuk është krijuar asnjë lehtësi në mënyrë që ata të kthehen në atdhe dhe nuk ka pasur përpjekje nga mazhoranca për votën e diasporës.

“I kanë rënë nja 4 deputetë në burg, 330 me ligjin e dekriminalizimit zyrtarë të lartë. I ndodhi kjo e bandave, i ndodhi me bashkinë e Tiranës, me të Kukësit, me të Dibrës, i kanë ndodhur skandale cep më cep. Kur jep dorëheqje një kryeministër dhe një qeveri? Një prej këtyre të ndodhte në një vend normal ose të ishim një shtet me demokraci foshnjërore do të bënte minimalen për të treguar një moralitet politik që kryeministri të jepte dorëheqjen për të treguar se nuk ka lidhje me ta, por sa më shumë skandale të ndodhin aq më shumë i mbron PS. 51 shpallen në kërkim, arrestohen apo quhen në arrest ata në burg, të tjerët i vazhdojnë punët nga Dubai apo vende të tjera.

Kemi përballë gjithë krimin dhe bandat, kemi pasur përballë fuqinë e tyre financiare, janë kapur segmente të PD, është izoluar lideri i opozitës, i ka hequr logon dhe thotë fitoj. Si po fiton? Prandaj e vetmja mënyrë me një qeveri pa moral, e vetmja formë është protesta dhe reagimi ndaj regjimit për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme që vota e qytetarëve të shkojë aty ku ata mendojnë se është zgjedhja më e mirë.

Asnjë lehtësi për emigrantët nuk ka dhënë për t’i ndihmuar kur kthehen në Shqipëri. Kush i ka marrë fondet e BE, kriminelët e lidhur me PS për të ndërtuar kulla e hotele. Pse nuk u thoshte emigrantëve se diaspora duhet të votojë dhe t’i garantojmë votën? Sepse janë qytetarë që kanë kontribuar për këtë vend me remitancat e tyre. Takim për çfarë, kush nuk e di që janë të korruptuar e s’kanë ku çojnë paratë? Pushteti i PS është i përqendruar te një dorë banditësh. Patë ndonjë reagim nga Rama apo njerëzit e tij për këto operacione? Të thoshte për këta njerëz që i ka mbrojtur me zell kur ne i denonconim, të kërkonte ndjesë për ta ose të jepte dorëheqjen? Duhet forca më e fortë e ligjit për të çliruar energjinë e nevojshme në Shqipërinë e pasur por të vjedhur për të bërë ndryshimin”, u shpreh ai.