Ilirjana Kuçana: Opozita ka probleme, ka nevojë të hapte, ka nevojë për një frymë intelektuale dhe për një vendosmëri të pakthyeshme për të thyer Edi Ramën. Duhet ta thyejmë. Berisha është faktor. Kush mendon se nuk ka peshë bën gabim. Opozita kishte nevojë dhe Berisha erdhi në një moment që kishte nevojë për të. Sali Berisha duhet të bëjë gjithçka për një opozitë të shëndetshme. Mendoj që ndryshimet do të ndodhin për një arsye shumë të thjeshtë. Pavarësisht masakrës që ndodhi, duhet lexuar më thellë. Rezultati i zgjedhjeve duhet ta lexojmë dhe të reflektojmë. E kemi analizuar, kemi folur edhe në institucionet tona. Kanë dalë problematikat. Qytetarët kërkojnë figura të reja, një frymë të re perëndimore euro-antlantike. Ka ardhur momenti të dalim në fushë betejë. Fronti opozitar solli figura të jshtëzakonshme. Janë njerëz të lirë, kanë guxim.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë