BREAKING NEWS

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s që mbajnë emrin e Sali Berishës, si e rekrutuan shërbimet sekrete serbe, ja kush ishte ‘menaxheri’ që i jepte urdhrat në fshehtësi të plotë dhe emrat e spiunëve që bashkëpunoi...

Kastriot Aliaj: Ju tregoj të fshehtat e dosjeve të UDB dhe OZNA-s
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që implikojnë Sali Berishën në vrasjet e 4 protestuesve në bulevard që mund të përfundojnë më 12 mars në tavolinën e SPAK

Zbardhet dosja, ja provat e reja “bombastike” që
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të vrarë protestuesit në 21 janar 2011 e dha Berisha e Meta: Ja çfarë pritet të ndodhë më 12 mars në Gjykatën e Lartë, ish-kryeministri rrezikon burgim të përjetshëm

Idajet Beqiri tregon provat që zbulojnë se urdhrin për të
x
BREAKING NEWS

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet Shehut”, ja të gjitha të pathënat dhe mesazhet e forta në prapaskenë nga vizita në Tiranë e Sekretarit Amerikan ndaj kryeministrit shqiptar

Pse e refuzoi Blinken darkën me Ramën te vila e “Mehmet
x
BREAKING NEWS

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver Hoxhën para se të vetëvritej

Letra e Edi Ramës për Blinken, si letra e Mehmet Shehut për Enver
x
BREAKING NEWS

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard,  ja kush është trupa gjykuese që ka futur në “terror” orkestruesit e masakrës së “21 Janarit” dhe si akuza e dytë mund ta çojë në qeli kreun e “Foltores”

Sot vuloset fati i Sali Berishës për 4 vrasjet në bulevard, 
x
BREAKING NEWS

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën, kryeministri letër sekretarit të DASH që nuk do fusë hundët në arrestimet e SPAK, ja prapaskenat pas presioneve ndaj drejtësisë

Katër mesazhet e Blinken që “zbythën” Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717 mijë të moshuar, zbardhen detaje nga fondi, si pritet të ndryshojë rregulli për indeksimin dhe ndryshimi I madh që po përgatit mazhoranca

Ja sa do të rriten pensionet në prill, përfitojnë 717
x

Politike

“Qen i lidhur pas karriges”/ Tone të ashpra mes Spahos dhe Ballukut: Të kërkoj ndjesë ty me kushtin që ti t’i kërkosh ndjesë të gjithëve familjarëve të atyre që ka vrarë dhe ka çuar në internim dhe nëpër burgje gjyshi jot

“Qen i lidhur pas karriges”/ Tone të ashpra mes Spahos dhe

Deputeti PD-së, Edmond Spaho dhe zv/kryeministres Belinda Balluku janë përplasur gjatë seancës në parlament, ku që prej paradites së sotme po diskutohet lidhur me ndërtimin e Portit të Durrësit.

Shkak i përplasjes mes deputetit demokrat dhe ministres është përmendja e familjes së Ballukut nga Spaho gjatë fjalës së tij në Parlament.

Edmond Spaho: Tani edhe një sqarim të fundit për zonjën Belinda Balluku, zv/kryeministren. Unë nuk jam marrë asnjëherë me familjarët e njërit apo tjetrit. Kam 30 vjet këtu, po të dalë njëri që të thotë këtu je marrë me familjarët atëherë po. Nuk thua të vërtetën kur unë qenkam marrë disa herë me familjarët e tu. Asnjëherë në botë nuk jam marrë me familjarët e tu. Më trego rastin kur kam folur këtu në seancë për familjarët e tu dhe atëherë unë të kërkoj ndjesë. Unë merrem me sjelljen tuaj politike dhe profesionale. Për këtë të paralajmërova, kujdes se e ke vënë firmën ti dhe ministrja e Financave. Ai ka qenë këtu, po të ishte burrë, e firmoste vetë. Prandaj ky ishte qëllimi im, për të thënë mos të kalosh në një histori po aq të hidhur sa më përpara. As më duhet pastaj njerëzit e familjes tuaj, janë të nderuar, as i njoh, as me njohin dhe nuk po merrem me këtë çështje. Vetëm po të them, kujdes se ke vënë firmat. Nesër do shkosh ti atje se e ka praktikë Edi Rama këtë, nuk firmos asgjë me zarar.

Belinda Balluku: Sapo e përmende familjen time përsëri zoti Spaho dhe nuk e di a do më kërkosh falje se më tregove që do kaloj edhe një herë një histori të hidhur. Mondi, fokus tek familja jote, sepse ke gjithë ditën që rri këtu, u bërë hero, do marrësh medalje shpresoj nga Saliu nesër në mëngjes, por merru me familjen tënde. Nuk të ndërpreva pavarësisht se fole gabim. Ja ku e përmende prapë familjen time dhe e ke përmendur dy seanca më parë, kur the që zv/kryeministrja që keni aty ka bërë krime lufte, etj etj. Tani i nderuar, ta sqarova, flet nga vendi sepse nuk arrin të kontrollosh veten dhe në këtë moshë është gabim mos ta kontrollosh veten sepse detyrohemi dhe ne të humbim respektin. Shihe si flet nga vendi, është e tmerrshme mos të kontrollosh veten. Sapo më përmend prapë familjen time dhe më tregove historinë e hidhur. Historitë e hidhura të familjes sime i di gjithë populli shqiptar dhe di sa vite burg dhe internime ka bërë familja ime, mbi 130 vite. Ti nuk ke as etikën, as burrninë dhe as tagrin të përmendësh familjen Balluku. Ti duhet të heshtësh njëherë e përgjithmonë se nuk më bënë punë as falja jote. Falje nga njerëzit që nuk e dinë se ku e kanë vendin nuk i hyjnë në xhep askujt. Dhe ti Ina mos e duartrokit. Mos i duartrokit se marrin zemër se janë njerëz që nuk thithin shumë se po të kishin thithur ndopak, sot ia thashë një herë duhet ta kishte mbyllur. Vazhdon dhe del këtu më thotë mos bëj gabimet unë se i pritet barku atij për gabimet e mia. Ai e ka fiksimin të përmendë historinë e familjes sime. Familja ime është më e nderuara në Tiranë. Nuk e keni idenë sa krenare jam unë për mbiemrin që mbaj.

Edmond Spaho: Ne flasim nga vendi sepse ju nuk të jepni të drejtën e fjalës. Ndihemi keq dhe gjatë gjithë ditës sot… ja e shikoni këtë që nuk ndërpret.

Belinda Balluku: Vazhdo, unë nuk do të të le se do bëj çfarë ke bërë ti që të kuptosh çfarë ke bërë.

Edmond Spaho: Historia jote Belinda nuk është histori familjare, por politike. Të kërkoj ndjesë ty me kushtin që ti t’i kërkosh ndjesë të gjithëve familjarëve të aryte që ka vrarë dhe ka çuar në internim dhe nëpër burgje gjyshi jot.

Ermonela Felaj: Zoti Spaho uluni dhe mos e bëni më këtë sjellje në kuvendin e Shqipërisë ju dhe askush tjetër. Nuk është as etike dhe as dinjitoze që këtu të invokoni familjarë, fate dhe të tyre. Uluni ju lutem, mos e prishni zhvillimin e rregullt të seancës.

 

Më të lexuarat