BREAKING NEWS

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në politikë, ja të pathënat e çiftit që u martuan në pushtet dhe u divorcuan në opozitë, nga vila luksoze me 11 WC, palmat që u sollën me helikopter, llogaritë e majme bankare, shkollimi i fëmijëve në ...

Si Meta-Kryemadhi u bënë milionerë gjatë 30 viteve në
x
BREAKING NEWS

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës, në listë zyrtarë të lartë, politikanë, drejtues mediesh dhe familjarë të tyre, zbardhen detajet nga operacioni i madh

SPAK lëshon 19 fletë-arreste për inceneratorin e Tiranës,
x
BREAKING NEWS

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si ish-kryeministri mori në mbrojtje analistin për vilën në Golem që po heton SPAK dhe “gëlltiti” të gjitha akuzat e llahtarshme që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin ndër vite

A e lidh agjentura e UDB Sali Berishën dhe Baton Haxhiun, ja si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati të Arben Ahmetajt, ja transferimet qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë drejt offshoreve të Zvicrës, SPAK zbulon se biznesmeni që po e ndihmon në Lugano akuzohet për pastrim parash

Paratë e inceneratorëve garantojnë jetën në arrati
x
BREAKING NEWS

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja, nga hetimet për inceneratorët, tenderat korruptivë, kontratat, privatizimet dhe deri te firmat skandaloze për dhënien e trojeve publik

Belinda Balluku “mal” me kallëzime në SPAK, ja të
x
BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x

Politike

"QKB-ja ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi", Xhixho akuza ndaj qeverisë për taksimin e profesioneve të lira: Mekanizëm për të mbushur gropat e korrupsionit

"QKB-ja ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi",

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka komentuar sërish ditën e sotme taksimin e profesioneve të lira.  Në një deklaratë për mediat Xhixho shprehet se që prej hyrjes në fuqi të kësaj takes 35% e biznesve janë mbyllur zyrtarisht.

Sipas Xhixhos kjo taksë është mekanizmi i radhës, që i shërben shpopullimit masiv të vendit, ndërsa bizneset që mbeten në treg detyrohen të rrisin çmimet e produkteve duke e zhvendosur koston e shtuar te qytetarët. Xhixho shton më tej se Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë së pari interesat e profesionistëve të lirë, duke anulluar këtë taksë mbi dijen, që sipas saj qeveria e ka gjetur si mekanizëm, për të mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni.

Reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë, prej 1 Janarit, taksa e re mbi profesionet e lira, u është ngarkuar si barrë mbi 29 mijë bizneseve në vend. Kjo taksë stimulon largimin e trurit, dhe dëmton në mënyrë të veçantë profesionistë shumë të kërkuar, si mjekët, avokatët dhe mbi 262 ekspertë të fushave të ndryshme.

Që prej hyrjes në fuqi të kësaj takse, Qendra Kombëtare e Biznesit ka marrë 3620 kërkesa për mbyllje biznesi. Rreth 35% e bizneseve kanë mbyllur dyert zyrtarisht.

Në kushtet e rënies së fuqisisë blerëse, për shkak të krizës së çmimeve, të gjetur përballë një takse të re, të miratuar me forcën e kartonit, pa konsultim me ta, pavarësisht konsultimeve, profesionistët e lirë, shohin si të vetmen zgjidhje, mbylljen e biznesit dhe largimin jashtë vendit.

Kjo taksë është mekanizmi i radhës, që i shërben shpopullimit masiv të vendit, ndërsa me mijëra biznese mbyllen, ato që mbeten në treg,  do të detyrohen që të rrisin çmimet.

Duke e zhvendosur koston e shtuar, tek qytetarët.

Këta të fundit të cilët do të përballojnë me vështirësi ekstreme dyfishimin e kostove të jetesës, do të detyrohen të paguajnë më shumë, për shërbimet që ofrojnë mjekët, juristët, dentistët, financierët, arkitektët, IT. etj.

Të tjerë profesionistë do ti drejtohen informalitetit, në përpjekje për t’i shpëtuar gjobës së re, që u ka vendosur qeveria. Në këtë mënyrë, informaliteti i ekonomisë shqiptare, I vlerësuar mbi 33% nga institucionet ndërkombëtare, do të vijojë të rritet.

Shqipëria ka performancën më të ulët në mbledhjen e të ardhurave publike, krahasuar me vendet e rajonit. Shqipëria mbledh 29.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mesatarja e rajonit, është 38.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Por, kjo performancë nuk mund të përmirësohet, duke shtrydhur biznesin e vogël, ndërsa favorizohen haptazi, klientët e qeverisë. Kjo taksë që godet direkt shtresën e mesme, dëmton rëndë shoqërinë shqiptare.

Mijëra familje që humbasin burimin e të ardhurave, ndërsa numri I ofruesve të një sër shërbimesh, të domosdoshme do të tkurret. Janë 29 mijë biznese të profesionistëve të lirë, që preken nga taksimi në masën 15-23%.

Rreth 3 miliardë lekë më shumë të ardhura do të shkojnë në arkën e qeverisë nga kjo taksë. Kjo qeveri, që krijon lehtësira vetëm për klientët e vet, dënon me faliment bizneset e vogla, që paguajnë rregullisht detyrimet.

Qytetarët shqiptarë nuk mund të paguajnë, sa herë që qeverisë nuk I dalin llogaritë, dhe I duhen para, për të mbyllur aferat e saj. Këto para do të shkojnë në xhepat e klientëve të qeverisë, për konçensione, dhe inceneratorë që nuk kanë punuar një ditë të vetme.

Partia e Lirisë, është e bindur se një sistem taksimi I pabarabartë, I pandershëm në kushtet e krizës, do të dëmtojë rëndë jo vetëm biznesin e vogël, por dhe ekonomitë familjare të vendit.

Ndaj,Gjykata Kushtetuese duhet të mbrojë së pari interesat e profesionistëve të lirë, duke anulluar këtë taksë mbi dijen, që qeveria e ka gjetur si mekanizëm, për të mbushur gropat e krijuara nga korrupsioni.

Më të lexuarat