Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shprehur dje binden se fronti opozitar do të fitojë me rreth 80 mandate në zgjedhjet e 23 Qershorit. “Jemi mbështetur në boshtin PS-LSI. Jemi një fuqi e unifikuar e qendrës së majtë, por jemi dy parti dhe sigurisht fushata është sa e përbashkët aq edhe e përvetshme. Dhe në këtë fushatë ka një përpjekje të natyrshme për të marrë maksimalen e mbështetjes. Këto nuk kanë lidhje pas 23 qershorit kur do të formohet qeveria. S`kemi asnjë lloj divergjence dhe qeveria do të krijohet në sajë të vullnetit të popullit sovran. Do marrim 77-80 mandate deputeti. Shqiptarët do të votojnë Aleancën për Shqipërinë evropiane sepse kanë shumë arsye që lidhet me votën si instrument për të ndëshkuar keqqeverisjen dhe mundësinë për të ngarkuar opozitën për të formuar qeverinë e re”, theksoi Edi Rama, në bashkëbisedim me gazetarët”, tha ai. Rama mohoi që brenda selisë rozë të jenë bërë llogaritë sesa deputetë merr PS dhe sa LSI. “Nuk i bëjmë ne llogaritë sa merr LSI dhe sesa merr një parti tjetër”, pohoi Rama. Kreu i PS i është përgjigjur edhe kërkesës së Spartak Ngjelës për marrëveshjen qeverisëse. Rama ka deklaruar se Ngjela do të jetë pjesë e qeverisjes. “Avokat Ngjela do të jetë pjesë e administrimit të fitores. Kemi një marrëveshje shumë të thjeshtë e të qartë me avokat Ngjelën, që për gjithë kontributet e tij në fushatën e tanishme dhe gjatë gjithë kohës në opozitë dhe gjithçka ai mund të vazhdojë të japë për këtë koalicion do të jetë pjesë e administrimit të fitores dhe pjesë e ekzekutivit”, tha Rama. Kryetari i Partisë Socialiste konsideroi se 3 ligjet nuk kanë qenë kurrë kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Rama mohoi të ketë pasur alibi mbi çështjen e 3 ligjeve. “Unë nuk e mendoj këtë që 3 ligjet kanë qenë kusht. E mendojnë ata që besojnë broçkullat e Saliut. Që Këshilli i Ministrave të BE ka qenë shumë i qartë për 3 ligjet. Nuk kam besuar se kanë qenë çelësi për integrimin e marrjen e statusit. Di të lexoj shumë mirë nga e bardha tek e zeza dhe tek Shqipëria që këto 3 ligje nuk kanë fuqinë magjike për marrjen e statusit. Nuk ka pasur alibi, ne e kemi bërë të qartë se për çfarë arsye nuk i kemi votuar këto 3 ligje. Sot kur mbeten pak ditë për të materializuar rotacionin dhe çështja e Fierit është e zgjidhur dhe përpara nesh është vendosur një parametër i ri kur këto drafte hyjnë në fuqi kur në të qeverisim vendin, ndaj i kemi votuar me kënaqësinë më të madhe. 3 ligjet nuk kanë lidhje me integrimin. Alibia është e Saliut jo e jona dhe një alibi tjetër do bjere në 23 qershor, njerëzit do jenë edhe më të qartë se përse duhet ta ndëshkojnë këtë pushtet të kalbur nga korrupsioni”, tha ai.
Si u njoh Princeshë Diana me Mbretin Charles III?
Mbretëresha e Zemrave, siç e quanin, më 1 Korrik do të festonte ditëlindjen e saj të 63-të, po të mos...
Lexo më shumë