
Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

Rama mbështet Erdoganin për zgjedhjet presidenciale në Turqi: Lider politik shumë i veçantë, e bën atë çfarë thotë

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Maj 2023

Kryeministri Edi Rama i ka bërë qokën e radhës presidentit turk Recep, Tayyip Erdo?an. Ky i fundit e ndihmoi të fitonte zgjedhjet e 2021, duke ndërtuar spitalin në Fier dhe shtëpitë e prekura nga tërmeti. Duke qenë se tani është në rrezik të humbasë zgjedhjet, Rama është hedhur në sulm ta inkurajojë dhe ndihmojë me sa të mundet “vëllanë” e tij turk, duke ndërhyrë hapur në zgjedhjet e një shteti tjetër dhe duke i bërë karshillëk Perëndimit. Rama ka përcjellë një video-mesazh me rastin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi dhe kërkon vota për Erdoganin, duke sfiduar dhe Perëndimin. Nëse ndiqen mediat perëndimore, të gjithë mbështesin kandidatin e opozitës, por Rama kërkon mbështetje për mikun e tij. “Është padiskutim detyra e qytetarëve të Republikës së Turqisë të zgjedhin liderin dhe qeverinë që duan. Askush nuk mund dhe nuk di ta bëjë këtë më mirë se ata. Por, në respekt të secilit e të secilës prej tyre, unë dua të shpreh konsideratën më të lartë për Presidentin Erdo?an, vizioni, kurajoja, vullneti dhe puna e palodhur e të cilit, e ktheu në sytë e krejt botës Turqinë në shembullin e një transformimi fantastik”, shprehet ai. Duke folur për rëndësinë e Erdogan në krye të shtetit turk në këtë periudhë, Rama tha se eksperienca dhe karakteri i tij ka qenë tepër i rëndësishëm gjatë konfliktit në Ukrainë, për shkak se bëri të mundur furnizimin me grurë të vendeve që prekeshin nga pasojat që sillte ky konflikt i armatosur. Ndërsa foli për rëndësinë e Erdogan për shqiptarët, Rama e konsideroi si mik të ditëve të vështira, duke përmendur edhe faktin se Turqia ishte shteti i parë që njohu shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Po ashtu solli ndërmend edhe mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit të vitit 2019. Mes të tjerash, Rama e konsideron Erdoganin jo vetëm si një mik të mirë në ditë të vështira por edhe si një lider politik që e mban fjalën. Duke vijuar më tej, Rama tha se edhe Turqia në 14 maj, vendos mes vështirësisë për të vazhduar para dhe kthimit mbrapa që sipas tij është një rrugë shumë e lehtë. Kryeministri shqiptar u kërkoi qytetarëve turq që kur të votojnë të kenë parasysh rolin e pazëvendësueshëm të Turqisë për ruajtjen e ekuilibrave të brishtë të Ballkanit.
Më të lexuarat


Dalin rezultatet paraprake në Kukës, ja kush kryeson

Forcat ruse shkatërrojnë tankun Leopard në Ukrainë, Moska “turpëron Berlinin”, ja pse episodi në fushë-betejë mund të “nxehë gjakrat” mes dy vendeve

Sulmet në Veri, Vasili: Bashkësia ndërkombëtare të tregohet e qartë më shumë se kurrë, që fantazmat e Millosheviçot të mos ngjallen

Zgjedhjet në Kukës, reagon Celibashi

Berisha komenton deklaratat e Vuçiç për vrasjen e policit në veri të Kosovës: Faktoi se nuk është dorë-jashtë në sulmin terrorist

Dalin shifrat, ja pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e Kukësit

Zgjedhjet në Kukës, mbyllet procesi i votimit

Sali Berisha publikon pamjet e luftimeve në veri të Kosovës: Dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale të Beogradit

KQZ nxjerr shifrat, ja pjesëmarrja në votimet e Kukësit deri në orën 18:00

Zgjedhjet në Kukës, ja sa është pjesëmarrja e votuesve deri në orën 17:00
