Në vazhdën e takimeve elektorale, kreu i PS, Edi Rama, u ndal në Pustec, në qarkun e Pogradecit ku u njoh me shqetësimin e banorëve të kësaj zone. Kryesocialisti shprehu shqetësimin se si një zonë si Pusteci, të cilën e krahasoi me thesar natyror, të jetojë në varfëri dhe papunësi.
“Jemi në një zonë që është thesar natyror dhe është e pakuptueshme që njerëzit të jetojnë në varfëri dhe papunësi, si në cdo zonë të vendit. Jashtë vendit ka shtet, këtej nuk ka shtet. Në zgjedhjet e 23 Qershorit duhet të mendojnë për familjet e tyre, jo me kë janë. Berisha jep përgjigje, jemi të dytët pas Gjermanisë dhe Kina po shqetësohet se po na kap”, tha Rama, i cili iu përgjigj interesit të banorë për sektorin e peshkimit , i cili sipas tij, po pengohet për shkak të keq menaxhimit të naftës.
“160 milionë dollarë vetëm për ujë në parcelë dhe kullim, do i qepemi këmba këmbës gjithë vendit për të sistemuar ujin e pijshëm, se u bë një legjendë turpi, 20 vjet. Mua më vjen zor ta them se në 4 vitet e ardhme do kemi ujë të pijshëm, se kjo duhet të jetë A-ja. Ujin e pijshëm duhet të çojmë në çdo familje, të ndahemi nga mesjeta”, tha Rama.