BREAKING NEWS

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri “gropën” në SPAK Ilir Metës, nga udhëtimet e luksit nëpër Evropë, shpenzimet për shërbime estetike, deri te bisedat në celularin e saj ku bëheshin pazare me ministra, drejtorë e biznesmenë, ish-pres...

Prapaskenat e divorcit, ja si Monika Kryemadhi i bëri
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria që ka kaluar në emër të vjehrrës, kunatit dhe babait të tij, në fund do ia sekuestrojnë të gjitha paratë, personazhi që e denoncoi në SPAK zbardh informacionet e fundit nga hetimet...

Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg, si do e fundosë pasuria
x
BREAKING NEWS

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për biletat e avionit dhe dietat jashtë vendit, nuk ekziston asnjë dokument për zv/kryeministren që provon takimet e saj zyrtare për të cilat janë bërë udhëtime ndërkombëtare

Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr zbuluar Belinda Ballukun për
x
BREAKING NEWS

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema korruptive që përdorën për të vjedhur fondet e bujqësisë, nga kontratat false, te aplikantët që paguan përqindje të lartë që të fitonin, ja si u grabitën paratë me kompanitë e konsulen...

OLAF fundos Frida Krifcën dhe zinxhirin drejtues të AZHBR, ja skema
x
BREAKING NEWS

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës, prokurorët specialë janë në rrezik për shkak të pazarit Rama-Berisha, Lulzim Basha reagon ashpër dhe zbulon çfarë do bëjë nëse Gjykata e Lartë nuk vendos për vulën e PD para zgjedhjeve të 2025...

SPAK u ka prishur gjumin të paprekshmëve të politikës,
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor Ilir Meta për të shpëtuar nga arrestimi i SPAK njësoj siç ia hodhi paq me videon e Dritan Priftit

Brizida Gjikondi zbardh prapaskenat e forta: Ja skema që po përdor
x
BREAKING NEWS

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është bërë posaçërisht nga SPAK për të shkuar te Ilir Meta, shumë shpejt do të kemi komunikim akuze, ja pse ish-presidentit i janë mbyllur dyert e azilit, do ta sjellin si ‘pako postale’ në Shqipëri ...

Trondit juristi Romeo Kara: Operacioni ‘Metamorfoza’ është
x
BREAKING NEWS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt postit të zv/kryeministrit dhe drejtuesit të qarkut të Tiranës, Gjiknuri largohet nga Elbasani, Blendi Çuçi shkon në Fier, ja çfarë pritet të ndodhë brenda PS

Lëvizje në qeverinë  e Edi Ramës, Blendi Klosi drejt
x

Politike

Rama nga Samiti i Investimeve, rendit arsyet pse sipërmarrësit duhet të investojnë në Shqipëri

Rama nga Samiti i Investimeve, rendit arsyet pse sipërmarrësit duhet

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Samitin e Investimeve për Rajonin, një aktivitet i zhvilluar në Londër. Kreu i qeverisë mbajti një fjalim online, pasi nuk ishte fizikisht i pranishëm, ku ndër të tjera dha arsyet pse sipërmarrësit duhet të investojnë në Shqipëri.

Rama u ndal edhe tek sistemi i energjisë, për të cilin tha se në Shqipëri çmimi nuk ka ndryshuar, ndërsa borxhi publik- theksoi ai- ka shënuar rënien nën 60%.

Kreu i qeverise tha se Shqipëria në 10 vitet e fundit ka ndryshuar shumë, pasi ‘nga një vend me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend që vitin e kaluar ka shkuar në një shifër 10 milionë turistë’.

“Unë jam veteran i këtyre formateve sepse kam qenë i pranishëm qysh si ka lindur ky format para 10 viteve. Në 10 vite kanë ndryshuar shumë gjera, përveç sasisë dhe ngjyrës së flokëve të mi.

Rajoni po ndryshon, bota po ndryshon, Shqipëria ka ndryshuar. Nga një vend me stigmën e një vendi të pasigurt, në një vend që vitin e kaluar ka shkuar në një shifër 10 milionë turistë.

Dallimi para 10 vitesh është se resurset tona po diversifikohen me energji solare dhe energji të erës dhe sistemit jonë që ka qenë gati për tu shkatërruar për shkak se shumica e popullatës nuk paguante faturën, sot kemi një pasqyrë tjetër.

Çmimi i energjisë tonë nuk ka ndryshuar fare dhe në trendët jemi nën nivelet e rajonit dhe borxhi ynë publik ka pësuar rënie historike nën 60 % në 2023.

Bashkë me vendet e tjera të rajonit jemi vend i mirë për të shtuar investimet serioze. Për ti përgjigjur pyetjes pse investitorët duhet të investojnë në Shqipëri? Një përgjigje e thjeshtë është: Duhet sepse nëse nuk e bëjnë ata e bën tjetër kush”, u shpreh Rama.