Në mbyllje të tryezës së organizuar për të diskutuar buxhetin e vitit që vjen, Sali Berisha u shpreh dje se Edi Rama largohet vetëm me mosbindje civile. Sipas Berishës, Rama nuk do të largohet me votë nga qeveria, por me tentativa të tjera opozitare. “Në diskutimet tuaja del qartë drama e tmerrshme në të cilën kalon sot Shqipëria. Ne, jemi një popull që kemi përjetuar eksperimente, edhe të tjerët kanë përjetuar, por ne në shkallën më ekstreme në kuptimin e monizmit ekstrem. Sot jemi në diktaturë. Diktatura nuk është gjë tjetër veçse përqendrim i të gjitha pushteteve në një dorë. Kurrë ndonjëherë nuk ka pasur një përqendrim kaq ekstrem në një dorë të pushteteve. Ndaj dhe e thotë Heminguej diku, detyra e shkrimtarit është të luftojë me penë dhe pushkë. Unë nuk them të luftojmë me pushkë. Por luftohet me mosbindje civile, kjo është rruga e vetme. Mosbindja civile është faktuar si rruga më e suksesshme për përmbysjen e diktaturave. Edi Rama nuk largohet me votë, Edi Rama largohet vetëm me mosbindje civile. Ndaj është në detyrimin tonë më madhor si intelektualë, që në natyrën tonë duhet të jemi avoketër të pamposhtur të interesit publik, duhet të bëjmë gjithçka të ngrihemi kundër këtij regjimi, të nxisim kudo revoltën, të nxisim kudo mosbindjen civile. Sepse do mblidhemi prapë për buxhetin e vitit 2025. Është lule ky se si do jetë ai mbrapa. Ndaj ju falënderoj shumë për ndërhyrjet tuaja shumë të dobishme dhe ju garantoj se do jenë elementë thelbësorë të programit që ju do hartoni dhe janë përgjigjja më e mirë për problemet me të cilat përballet çdo sektor. Ndaj ju ftoj që të bëjmë gjithçka aty ku jemi, të nxisim revoltën, të nxisim mosbindjen civile. Vetëm revolta dhe mosbindja civile janë kushti i të gjitha kushteve për të adresuar problemet jashtëzakonisht të rëndësishme që shtruat në këtë takim,” tha Berisha.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë