BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Rama pranon se është takuar me McGonigal, kritikon drejtuesit e PS në qarqe dhe iu kërkon të punojnë sikur zgjedhjet të jenë nesër

Rama pranon se është takuar me McGonigal, kritikon drejtuesit e PS

Kryeministri Edi Rama reagoi dje pas mbledhjes së Asamblesë së PS lidhur me takimet me ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal. Ky i fundit u dënua me 28 muaj burgim nga Gjykata federale e Uashingtonit  “për shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Nezaj dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë. Ndërkohë dje Rama pranoi takimet me ish-agjentin e FIB Mcgonigal si kryeministri, por mohon çdo lidhje tjetër. “McGonigal e kam takuar dhe do ta takoj sa herë të kthehem prapa sepse unë në takimet e mija jam kryeministër i Shqipërisë. Vlerësoj se në të gjitha rastet kur më kërkohet takim nga zyrtarë amerikanë, apo europianë apo vendeve aleatë janë gjithmonë gati të pres. Dua ta pranoni se tek kjo çështje ja keni fut kot”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, janë zbardhur detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare Partisë Socialiste, e cila po u zhvillua online. Kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësi për organizimin e partisë, duke thënë se nuk është arritur balanca gjinore. Ai kërkuar gjithashtu census të anëtarëve të partisë, duke iu drejtuesve politikë të qarqeve që të punojnë deri me 15 mars sikur të jenë zgjedhjet në atë datë. Rama ka kërkuar listën e parë të anëtarëve aktivë dhe jo aktivë. Ai ka kërkuar në çdo qendër të votimit të ketë katër anëtarësime të reja në familjen e partisë. Mësohet se ai ka kërkuar nga kryetarët politikë jo thjesht një raport, por edhe fotografi për të garantuar besueshmërinë e tyre. Ai iu ka thënë anëtarëve se ka anuluar çdo pjesë të axhendës si kryeministër që të marrë përsipër 12 zona zgjedhore, që vetë të japë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shembullin se si ndiqet një punë partie. Gjithashtu, kryeministri Rama ka kërkuar një lloj testimi analize edhe për ata drejtues të njësive administrative. “Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet të ndahet veç pjesa jo aktive. Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë. Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një inventar për çdo familje”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë fjalës së tij. Asambleja dje vjen pas asaj të 11 shkurtit, ku Rama pati valë kritikash. Si duket kryeministrit nuk i dalin numrat e votave dhe ka mobilizuar të vetët të mbledhin sa më shumë anëtarë.

Më të lexuarat