Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar dje në një studio televizive. I pyetur se cila është zgjidhja që ai ofron për të rikthyer në normalitet jetën parlamentare në vend, pas kaosit të krijuar nga aksioni opozitar, shefi i qeverisë rrëzoi kategorikisht mundësinë e kundërpërgjigjes me dhunë dhe nënvizoi se nuk mund të ketë një zgjidhje në kushtet, kur “një lukuni luanësh”, sipas tij, synojnë “të rrëzojnë regjimin”. Ai deklaroi se opozita po aplikon një agjendë destruktive për të shkaktuar konflikt dhe kaos. “Nuk kam. Nuk mund të zgjidhesh dot një situatë që në mënyrë të qëllimshme bëhet nyje sepse janë agjenda totalisht të ndryshme. Jo se janë qëndrime për borxhin, apo qasje për punësimin, apo opinione për rrogat. Njëra është një agjendë normale pune parlamentare dhe qeverisëse. Tjetra është agjendë destruktive për të krijuar sa më shumë kaos dhe konflikt, me shpresën se do të zgjojë lepurin në zemrat e luanëve, ose luanin në zemrat e lepujve. Një shprehje që thuhet se është qëllimi final i gjithë kësaj. Do vritet lepuri dhe do zgjohet luani në zemrat e gjithë shqiptarëve dhe pastaj një lukuni e madhe luanësh do të rrëzojë regjimin. Në këtë rast nuk ke çfarë zgjidh fare. Në rast se këtu këta djem që janë mbrapa kamerave papritur na sulen ne. Çfarë bëjmë ne të tre? Ne i mbajmë këta që të mos ju hanë juve. Në çdo rast kundërveprimi ndaj tyre me dhunë do të ishte katastrofë”, deklaroi ai. Ndërkohë kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo drejtësi nuk është perfekte dhe se ka problemet e saj, por thekson se për një gjë që është i sigurt është fakti që ky pushtet është krejtësisht i pavarur. “Nuk është e përkthyer dhe ka gabimet e saj, se pot ë ishte e përkthyer nuk do ishte një strukturë e re e drejtësisë, por një prodhim magjik i universit, ama që kjo strukturë e re e drejtësisë po bën gjëra që deri para pak vitesh shqiptares jo vetëm që nuk i kanë pritur, por as nuk e imagjinonin. Një strukturë drejtësie që nuk varet nga pushtetit, rezultat i këtij të vazhduarit drejt, pa parë majtas e djathtas është që njerëz të lidhur me pushtetin shkojnë prapa hekurave, kur janë për të shkuar prapa hekurave”, nënvizoi Rama.
Spektakël në koncertin e Noizy-t, reperi surprizon në mënyrë të veçantë fansin e tij, video-ja bën xhiro në rrjet
Reperi mjaft i dashur për publikun, Noizy është gjithmonë në qendër të vëmendjes sa i përket këngëve dhe koncerteve të...
Lexo më shumë