
Përfundon mbledhja, PS zyrtarizon kandidatët për secilin qark, ja EMRAT

Zgjedhjet e 14 Majit/ Zbulohen emrat, ja kush janë kandidatët e PS për qarkun Tiranë

Zbulohen kandidatët për kryetarë bashkie në Elbasan, ja emrat

Kandidatët e PS-së për qarkun Shkodër, Elisa Spiropali zbulon emrat

14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Raporti i BERZH, reagon ashpër deputeti i PD: Qeveria po tejkalon edhe rekordet e veta të korrupsionit

Shkruar nga SOT.COM.AL 30 Janar 2023
Deputeti i PD-së Dashnor Sula deklaron se qeveria po thyen dhe rekordet e veta për korrupsionin. Duke marrë shkas nga raportoi i fundit i BERZH, Sula shkruan se rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit.
Ai thekson se ndërkohë që të gjithë ne presim që të bashkohemi me perëndimin duke iu bashkuar edhe standardeve të tyre qeveria na çon 180 gradë në drejtim të kundërt.
Sipas deputetit të PD, relativizimi nga mazhoranca i korrupsioni i jep zemër hajdutëve në administratë dhe jep efekt në shpopullimin e vendit.
POSTIMI I PLOTË
Qeveria që thyen rekordet e veta për korrupsionin.
Qeveria Shqiptare në vitin e 11 të saj po tejkalon edhe rekordet e vendosura vetë. Sigurisht, jo drejt përmirësimit, por ato që quhen “rekordet e zeza”. Vetëm ditën e sotme, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim publikoi raportin në të cilin thuhej se korrupsioni në Shqipëri është rritur në krahasim me vitin 2016, kur vendi drejtohej nga e njëjta mazhorancë.
Sipas raportit treguesi që mat mirëqeverisjen ka rënë nga 5.26 pikë që ishte në 2016 në 4.62 pikë në 2021. Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit.
Ndërkohë që të gjithë ne presim që të bashkohemi me perëndimin duke iu bashkuar edhe standardeve të tyre qeveria na çon 180 gradë në drejtim të kundërt. Kemi të njëjtët ritme si Bosnja Hercegovina e cila ka probleme të natyrës shumë të ndryshme nga ne.
Raporti i BERZH i publikuar sot, në fakt i jep përgjigje edhe një shqetësimi të madh të BE-së, rritjes ndjeshëm të kërkesave për azil. Qytetarët nuk duan të jetojnë me një qeveri e cila i “rrjep” ata sa herë që do duhet të marrin edhe një shërbim elementar. Rasti i zyrtares që u vodh nga pastruesja duhet të kishte shërbyer si një moment për të bërë kthesën e madhe dhe të ndërmerrej një iniciativë për të luftuar korrupsionin në çdo qelizë të administratës, por fatkeqësisht ajo u kalua me relativizim nga mazhoranca dhe asnjë masë të marrë. Kjo sjellje i jep zemër hajdutëve në administratë dhe jep efekt në shpopullimin e vendit.

Më të lexuarat


14 maji/ Ben Andoni zbardh skenarin dhe bën paralajmërimin e fortë: Do ketë bojkot masiv, zgjedhjet më të dobëta të zhvilluara ndonjëherë

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Nuk është betejë e demokratëve të përplasen me njëri-tjetrin”, Gazment Bardhi del me thirrjen e fortë

Tension brenda opozitës/ Berisha bën lëvizjen e papritur dhe voton kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Alibeaj nxjerr emrat e 14 majit nga selia e re

Ish-deputetja e PS Elona Gjebrea: Anglezët e zakonshëm i duan shqiptarët, unë vetë kam jetuar atje
