BREAKING NEWS

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Diti që drejtoi operacionin nxjerr për herë të parë detajet “bombastike”, nga politikani që doli kundër, sekuestrimi i 71 ton kanabis sativa, te reagimi i Ramës, ...

10 vite nga ndërhyrja në Lazarat, ish-Drejtori i
x
BREAKING NEWS

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive të fshehura të Ilir Metës, nga ditëlindja 500 mijë euro në Lalëz, 51 asetet që ka në Londër, 289 mijë euro operacione, mbi 100 mijë euro shpenzim vetëm për njërin fëmijë, deri te vrasjet ku është implikua...

Ja si SPAK po i shkon deri në “rrënjë” pasurive
x
BREAKING NEWS

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në Shqipëri, DASH listë me “non-grata”, a do sanksionohen oligarkët që financojnë Sali Berishën si rasti i Dodik në Bosnje?

Zyrtari i lartë i SHBA kundër korrupsionit global zbarkon sot në
x
BREAKING NEWS

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku, në skenë del dhe kompania e oligarkut rus Oleg Deripaska, KLSH liston shkeljet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë

Ja si u përdor ARRSH për të kamufluar fondet nga Belinda Balluku,
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para prokurorëve specialë për njohjen me Mërtirin dhe Zoton, tentativat e partneres së ish-zv/kryeministrit për të zhdukur dokumentin e rëndësishëm dhe shitjet fiktive të kryera me qellim ...

Zbardhen detajet e forta nga dosja e SPAK, ja si gënjeu Ahmetaj para
x
BREAKING NEWS

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të Kuvendit, përjashtimin e deputetëve që ushtrojnë dhunë nga 30 ditë e zbret në 10, ja ndëshkimi i ashpër që do të jepet për ligjvënësit që përdorin tymuese gjatë seancës plenare...

Gjykata Kushtetuese shfuqizon disa pika të Rregullores së re të
x
BREAKING NEWS

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë kokën” Sali Berishës, ja kush do i japë goditjen finale pas 23 qershorit, zbardhen prapaskenat e fundit nga SHQUP

Ngrihen 5 klane në PD për t’i “ngrënë
x
BREAKING NEWS

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali Berishën i bazuar në fakte dhe jo fjalë, u hetua dhe dokumentua çdo provë kundër kreut të PD që nga viti 1996, avokat nga Londra zbulohen detaje nga dosja e britanikëve

Vendimi i Home Office për ta shpallur “non-grata” Sali
x

Politike

Raporti në KiE në mbështetje të Kievit, Basha: Mbi 300 mld euro të aseteve sovrane të Rusisë, të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës

Raporti në KiE në mbështetje të Kievit, Basha: Mbi 300 mld

Kreu i PD-së zyrtare Lulzim Basha në një intervistë për kanalin zyrtar të Këshillit të Europës deklaroi se mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë duhet të vendosen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

“Është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Agresori të paguaj. Rusia, ka kryer një luftë ilegale agresioni kundër Ukrainës. Ka qenë e përfshirë në krime lufte dhe shkatërrim. Mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë janë të ngrira. Tani është koha që këto fonde të konfiskohen dhe të vendosën në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës”, tha Basha ndër të tjera.

PACE Mediabox: Jemi këtu me Lulzim Bashën, për të folur për raportin tuaj në mbështetje të rindërtimit të Ukrainës. Na na tregoni për disa nga mekanizmat që ju rekomandoni.

Basha: Është shumë e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Agresori të paguaj. Rusia, ka kryer një luftë ilegale agresioni kundër Ukrainës. Ka qenë e përfshirë në krime lufte dhe shkatërrim. Mbi 300 miliardë euro të aseteve sovrane të Rusisë janë të ngrira. Tani është koha që këto fonde të konfiskohen dhe të vendosën në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës.

PACE Mediabox: Dhe si mund të bëhet kjo?

Basha: Këshilli i Europës ka ngritur një regjistër për dëmet Majin e kaluar. Rezoluta dhe rekomandimi kërkon ngritjen e një Mekanizmi Ndërkombëtar për Kompensime, i cili përbëhet nga dy elementë, një fond ndërkombëtar, ku të gjitha këto asete të ngrira nga disa qeveri do të transferohen, dhe një Komision Ndërkombëtar Kompensimi, i cili në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare do të paguajë këto kompensime për dëmet në Ukrainë dhe për subjektet fizike dhe juridike, si dhe të hartojë programe për rindërtimin e Ukrainës.

PACE Mediabox: Fondi Ndërkombëtar, a është kjo një ide e re?

Basha: Jo, nuk është. Është një praktikë që është përdorur edhe më parë, dhe është një mundësi për qeveritë që të transferojnë këto asete të ngrira nga Rusia në këtë fond, në mënyrë që të menaxhohen me transparencë dhe llogaridhënie nga ky Mekanizëm Ndërkombëtar nën mbikqyrjen e Këshillit të Europës, pranë Regjistrit të Dëmeve, që tashmë ekziston.

PACE Mediabox: Lulzim Basha, faleminderit shumë.

 

Më të lexuarat