Sot në kuvend ishte raportimi vjetor i AKEP, deputetja Ina Zhupa risolli në vëmendje hackerimin në kompaninë ONE, bashkërendimin e dy kompanive për ofertat, mos mbulimin me valë të gjithë territorit dhe çmimet me të shtrenjta për internetin në Europë. Ajo gjatë fjalës së saj u shpreh se është e pamundur në Shqipëri të gjesh një qytetar të kënaqur nga shërbimet celulare dhe nga cmimet.
Sipas saj vendi ynë ka tarifat më të shtrenjta në Europë ndërsa shtoi se kur vijnë emigrantët marrin ofertat e internetit pa karta cuditen nga çmimet tona.
Është e pamundur në Shqipëri të gjesh një qytetar të kënaqur nga shërbimet celulare dhe nga cmimet. Kemi tarifat më të shtrenjta në Europë, kur vijnë emigrantët marrin ofertat e internetit pa karta sepse cuditen nga cmimet tona.
Kompanitë bëjnë ofertat njëlloj dhe i ndryshojnë njëkohësisht që mos kesh ku të shkosh dhe të zgjedhësh. Një situatë e qartë koordinimi në kurriz të klientëve.
Nga ana tjetër ju nuk merrni asnjë masë kur kompanitë nuk mbulojnë territorin me sinjal. Në zonat e mia Konispol, Finiq, kufiri jugor na vijnë mesazhe Mireserdhe në Greqi dhe futet rrjeti Cosmote. Kështu që kur sillni raporte këtu të jeni më serioz dhe të merrni masa duke u koordinuar edhe me Autoritetin e Konkurencës,” u shpreh ajo.