Ish-zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea në një intervistë televizive, foli për ratifikminin e marrëveshjes së emigrantëve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Gjebrea tha se që prej fillimit ka qenë në mbështetje të kësaj marrëveshje.
Pjesë nga diskutimi:
Gjebrea: Kam qenë në mbështetje të kësaj marrëveshje që prej fillimit. Duhet informacion për nevojat e zbatimit të marrëveshjes dhe uroj që gjithçka të shkojë atje ku duhet. Padyshim shpresojmë që do jetë një marrëveshje që do të ndihmojë fluksin e emigracionit të paligjshëm. Po ashtu të forcohet bashkëpunimin mes dy vendeve.