Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në turin e vizitave të tij është ndalur në familjen e Selman Menës të cilit regjimi komunist i pushkatoi 10 pjestarë të familjes.
Në një postim në Facebook kreu demokrat shkruan se mirënjoja e pakufishme ndaj çdo të përndjekuri, familjari dhe çdo pasardhësi, do të përcillet në aksionin tonë politik përmes akteve konkrete që mbyllin hendekun e madh mes fjalës dhe veprave, që për shumë gjatë kanë mbizotëruar ndaj të persekutuarve
Ja postimi i plotë i Bashës:
I nderuar të isha për vizitë në familjen e Selman Mena, të cilit regjimi komunist i pushkatoi 10 pjestarë të familjes, por ata prapë nuk u dorëzuan.
Të persekutuarit politikë të diktaturës komuniste janë ashti i Partisë Demokratike. Qëndresa dhe sakrificat e tyre në ditët më të errëta të historisë sonë, mbizotërojnë mbi harresën më të cilën herë pas here politikat e gabuara kanë lënë këtë shtresë të shoqërisë sonë. Mirënjoja jonë e pakufishme ndaj çdo të përndjekuri, familjari dhe çdo pasardhësi, do të përcillet në aksionin tonë politik përmes akteve konkrete që mbyllin hendekun e madh mes fjalës dhe veprave, që për shumë gjatë kanë mbizotëruar ndaj të persekutuarve. Është përgjegjësia e Partia Demokratike e Shqipërisë të përfaqësojë të përndjekurit, me programin dhe ekipin tonë, duke u bërë instrumenti i tyre për të çuar përpara amanetin e atyre që sakrifikuan çdo gjë për demokratizimin dhe zhvillimin e Shqipërisë europiane.