BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x
BREAKING NEWS

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë “flakën” Bashkisë së Tiranës, bandës i prin Argita Malltezi, djali i Fahri Balliut, Tedi Blushi dhe “socialisti” Belind Këlliçi, ja çfarë ndodhi në protestën kundër Erion Veliajt

“Kamikazët” e Berishës dhe Metës i vënë
x
BREAKING NEWS

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha gjykatat i mbyllën dyert dhe e lanë në izolim, gati hapja e dosjeve të tjera nga SPAK për vrasje, grabitje të pronave dhe vjedhje

Telashet për Sali Berishën sapo kanë nisur, ja si të gjitha
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta Xhaçkën, PS rrëzon kërkesën e opozitës, deputetja socialiste mbron bashkëshortin si investitor strategjik, debate dhe akuza mes palëve

Edi Rama shpërfill vendimin e Gjykatës Kushtuese për Olta
x
BREAKING NEWS

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e “non-gratës”, Bardhi kërkon futjen e Sali Berishës në grupin e PD, SHBA e nxorën nga dera, kryeministri e fut nga dritarja

Vazhdon skenari i Ramës për rehabilitimin e
x

Politike

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja “perlat” që dyshohet se janë gjetur në celularin e sekuestruar në shtëpinë e nënës së deputetes së PL, hetuesit vizita “blic” nëpër institucione të ndryshme, skaner banesave të bashkëpunëtorëve të tyre, bisedave, udhëtimeve dhe transaksioneve

Rëndohen pozitat e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ja

Prokurorët e SPAK-ut Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani kanë në duar 3 dosjet më të 'nxehta' dhe të bujshme në tre dekadat e fundit, dhe rrjedhimisht fatin politik dhe juridik të Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe bashkëpunëtorëve të tyre në aferat korruptive. Dosjen CEZ-DIA, për shkak të presionit të madh politik, e ka marrë vetë në dorë prokurori i hekurt dhe i pakompromis, Altin Dumani, njeriu i besuar i amerikanëve për t’i dhënë fund tranzicionit dhe kulturës së mosndëshkimit në Shqipëri. Nëse vërtetohet se paratë e aferës CEZ-DIA kanë përfunduar tek LSI dhe xhepat e Ilir Metës, ky i fundit pritet të akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Nga ana tjetër, prokurori Sotir Kllapi ka në duar dosjen e lobimit. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Qipro ka ardhur përgjigja zyrtare për letërporositë e SPAK-ut, ku konfirmohet se gjatë viteve 2016-2017, Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në SHBA, para këto që nuk u dihet burimi dhe që nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI. Meta mund të akuzohet për pastrim parash dhe falsifikim formularësh. Arben Kraja ka në duar dosjen e shërbimeve estetike. Këto 3 dosje janë bashkuar në një të vetme, pasi si qëndër të hetimit ato kanë pastrimin e parave.  SPAK ka futur nën hetim pasuror çiftin Meta-Kryemadhi. Ditën e djeshme ka qenë gazetarja Klodiana Lala, e cila ka zbardhur detaje nga hetimet e SPAK.

Hetimet e SPAK

Sipas saj, Struktura e Posaçme Antikorrupsion po heton në disa drejtime për Metën dhe Kryemadhin. Lala dha detaje për këto hetime, duke njoftuar se SPAK ka sekuestruar një celular të gjetur në shtëpinë e nënës së Monika Kryemadhit. Ekspertët, sipas gazetares, kanë zbërthyer celularin dhe kanë gjetur shumë biseda, që konsiderohen si provë e rëndësishme. “Kohët e fundit SPAK ka sekuestruar një celular në shtëpinë e nënës së zonjës Kryemadhi, i cili është zbërthyer nga ekspertët dhe aty janë zbuluar shumë biseda, të cilat janë duke u parë dhe verifikuar nga hetuesit e BKH dhe prokurorët e çështjes. Ato konsiderohen si një provë shumë e rëndësishme për hetuesit, është duke shkuar në institucione të ndryshme, po pyeten dëshmitarë të ndryshëm për të pasur prova që do t’i shërbejnë kësaj çështjeje. Duhet të kemi parasysh që janë disa dosje në një, për CEZ DIA, një dosje për lobimin në SHBA dhe disa shpenzime spitalore të zonjës Kryemadhi. Të gjitha këto çështje janë mbledhur në një të vetme dhe po hetohet në disa drejtime. Disa prej bashkëpunëtorëve kryesorë të Kryemadhit jo vetëm që u është bërë kontroll në banesat e tyre, por po u merren dhe celularët”, tha Klodiana Lala.

Provat që dyshohet se ka gjetur SPAK

Nga zbardhjet e bisedës në celularë, ka detyruar SPAK që njërës nga bashkëpunëtoreve më të ngushta të zonjës Kryemadhi, t’i shihen të gjitha lëvizjet në sistemin TIMS, për shkak se zonja ka patur udhëtime të shpeshta drejt Britanisë së Madhe. Kjo çështje do të marrë fund së shpejti për shkak të afateve, se kanë kaluar 3 vite nga dosja në prokurori. Aty ka dyshime për korrupsion dhe pastrim parash. Gjithashtu, dyshohet se janë konfirmuar me letërporosi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Ilir Meta ka shpenzuar qindra mijëra euro për lobim në vitet 2016-2017, para të cilat nuk u dihet burimi, pasi nuk janë deklaruar as në KQZ dhe as në ILDKPKI. Përgjigje kanë ardhur edhe nga vende të tjera për ndërhyrjet estetike. Mësohet se SPAK ka kryer përgjime dhe ka siguruar materiale të tjera hetimore, ndërsa flitet për dëshmitarë të penduar.

SPAK në sitë gjithë kupolën e ish-LSI

Gjithashtu, SPAK ka futur në sitë të gjithë kupolën e ish-LSI për paratë e pista që akuzohet çifti Meta-Kryemadhi. Gjatë kësaj kohe brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme ka qenë, Luan Rama, Petrit Vasili, Endrit Braimallari, i cili është pyetur ne cilësinë e ish Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama por edhe kontabilistë dhe financierë. Në rresht para prokurorëve specialë do të jetë dhe Monika Kryemadhi si politikania që ka firmosur në dosjen lobimit në SHBA për para të pista. Kujtojmë gjithashtu se Ilir Meta deri më tani është thirrur dy herë në SPAK. Madje vetë Monika Kryemadhi konfirmoi se SPAK i ka sekuestruar një celular.

Më të lexuarat