BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

Rikonfirmimi i Berishës, reagon ish-presidenti Topi: Erdhi dita kur opozita të bëhet qesharake, Argita pika fundore e PD, nuk ka stacion tjetër

Rikonfirmimi i Berishës, reagon ish-presidenti Topi: Erdhi dita kur opozita

Ish-Presidenti i Republikës Bamir Topi , ka folur rreth Kuvendit Kombëtar të mbajtur në fundjavë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një intervistë televizive në fundjavë, Topi u shpreh se opozita tanimë është kthyer në “qesharake”, por nga ana tjetër sipas tij kjo është një “dramë e madhe për shoqërinë shqiptare”. “Ashtu sikurse unë shikoj dinamikën e lëvizjeve në opozitë, do të vijë një ditë kur opozita do të bëhet qesharake. Jemi në një teatër ku po luhet një komedi. Kjo është komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë. Duke parë që situata rrotullohet rreth një individi të pashpresë, kjo shoqëri po shkon në një situatë të pashpresë. Grupi i Bardhit ka preferuar të mbajë bashkimin në parlament duke i dhënë prioritet kohezionit parlamentar”, deklaroi ai. Sa i përket daljes publike të të bijës së Berishës, Argita Malltezit, Topi tha se ajo është e predispozuar të ecë në hapat e të atit, por do të varet sa do e lejojë ky i fundit. Sipas tij në një parti të dominuar nga “njëshi” preferencat e para për trashëgiminë janë te pjesëtarët e besuar të familjes. “Në jetën politike jam rezervuar në komentet rreth familjes, por jemi në politikë, unë shikoj që e bija e Berishës nuk është një personazh që shfaqet rishtaz. Ajo që konsiderohet risi është shfaqja publike. Zonja Malltezi ka thënë që i përket shtresës së mesme, ndaj më duhet një kohë e gjatë për të parë formëzimin nëse marrim si pikë referimi që zonja Malltezi është shtresë e mesme se si është shoqëria shqiptare. Ajo parti mund të përcaktohet si një parti që dominohet nga njëshi dhe kur dikush e dominon patjetër që preferencat e para janë të trashëgimtarëve brenda familjes. Kjo është diskutuar gjerë e gjatë, por sot shihet qartë që në një moment të vështirë të Sali Berishës pretendohet të fuqizohet me elementë të rinj si ato brenda familjes. Ajo shprehet se nuk pretendon më tepër se kaq, nëse Berisha do kërkonte kompromis për tërheqjen nëse vazhdon e bija, do të ishte Argita ajo që do e zëvendësonte? Megjithatë unë këtë e shoh si stacionin e fundit, nuk ka stacion tjetër më, është pika fundore e partisë”, nënvizoi Topi.

Më të lexuarat