Nënkryetarit të Rithemelimit, Gazment Bardhi pritet t’i hapen telashe me drejtësinë. Gjykata e Apelit vendosi dje të shtyjë seancën për Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan më datën 9 prill në orën 12:30. Në këtë mënyrë do t’i lërë afat për t’i lënë afat për të rindërtuar skemës së krimit siç edhe u kërkua nga Gjykata e Apelit. Ish-efektivi i repartit RENEA, Arbër Paplekaj, është shpallur fajtor për vrasjen e ish-simpatizantit të PS-së, Pjerin Xhuvani, si pasojë u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Por sa i takon kësaj çështje ka folur dje edhe juristi Romeo Kara, i cili gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se do dalin të reja për vrasjen e kryer nga Paplekaj. Ai ka theksuar askush nuk mund të vrasë dikë ditën e zgjedhjeve, prandaj votat duhet të numërohen nga votues të pavarur. Sa i përket rolit të Gazmend Bardhit, juristi ka thënë se ai ka bërë një shkelje të tmerrshme dhe nuk është dënuar, madje ka lidhje gangsterët e Elbasanit të cilët kanë kërcënuar edhe gazetarët apo dhe kundërshtarë politikë. “Për Gazment Bardhin, ai ka kopjuar forcat e Hitlerit dhe ka shkelur kushtetutën në të gjithë ligjet e Shqipërisë dhe habitem se si ky person nuk është marrë në ndjekje penale. Ka bërë një shkelje të tmerrshme dhe ky person jo vetëm kaq, por me paratë e shqiptarët paguhet, edhe për të djegur parlamentin, por dhe për të ndikuar te figura e punonjësve të gardës, edhe për t’i mbajtur me shpresë gangsterët e Elbasanit të cilët kanë kërcënuar edhe gazetarët apo dhe kundërshtarë politikë, gangsterët që janë afër tij apo edhe brenda Partisë Demokratike. Kam bindjen që do të kemi të reja në këtë proces. Duke u ndërtuar komplet ngjarja nga e para do të kemi të reja nga ky proces. Si mund të bëhesh nxitës i një grupi të tillë. Këta janë vegla, koka është politike dhe u përzje në zgjedhje. Ky mekanizëm që është prekur që janë zgjedhjet e lira dhe mendohet se paska ikur koha dhe këta do e sjellin me dhunë e vrasje e gjak. Që këtu duhet të kemi një mekanizëm. Kanë dalë dhe vetë dhe kanë mbrojtur njerëz. Madje, këta u gëzuan dhe duartrokitën për atë që u vranë atje, duke filluar nga Berisha dhe familjarët e tij. Ti nuk mund të vrasësh një person ditën e zgjedhjeve. E kemi deleguar vetë dhe duhet që të mësojmë që votën nuk mund ta numërojnë vetëm partitë e mëdha. Votën duhet ta numërojnë votues të pavarur”, tha ndër të tjera ai.
Gjykata e Elbasanit dënoi me 22 vite burg Arbër Paplekajn
Ndërkohë kujtojmë se Gjykata e Elbasanit dënoi pak ditë me 22 vite burg ish-policin Arbër Paplekaj, për vrasjen e biznesmenit Pjerin Xhuvani, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Paplekaj, ish-efektiv i RENEA-s, ishte i pranishëm në seancë ku dëgjoi verdiktin final të trupës gjykuese, e cila dha 3 vite më pak dënim nga pretenca e paraqitur prej prokurorisë. Nga 1 vit shërbim prove gjykata dha për dy ish-zëvendësdrejtorët e Policisë së Elbasanit, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla. Dënim me nga 16 muaj shërbim prove u vendos edhe për 6 efektivët e “Shqiponjave” Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja, Donald Dedja dhe Besmir Kadiu. Avokati i Arbër Paplekaj, Mirash Martini, tha se e vërteta nuk u sqarua siç duhet, pasi gjykata nuk pranoi kërkesat për rindërtim të ngjarjes duke e deformuar atë. Martini shtoi se vendimi i Shkallës së Parë do të ankimohet në Apel. Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 prill 2021 në mesin e fushatës elektorale dhe nga shkëmbimi i zjarrit, u plagosën efektivja e policisë Xhensila Sota, edhe tre persona të tjerë. Ngjarja ndodhi pas përplasjes mes shtabeve elektorale ku struktura informale e ngritur PD-ja për të mbrojtur votat ndaloi makinën e Mehmet Greces, me pretendimin se po shpërndante para në këmbim të votave për PS. Ky i fundi thirri në ndihmë Pjerin Xhuvanin, po kështu përforcime pati dhe nga kampi blu. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe dy zv/drejtorët që nuk mundën ta parandalonin krimin, ndaj u vunë nën akuzë për shpërdorim detyre. Arbër Paplekaj u vetëdorëzua pas krimit te reparti RENEA në Tiranë.
Përplasja 21 prillit 2021, 4 dite para zgjedhjeve
Sakaq Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë, duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. Ngjarja zbuloi edhe skandalin e PD-së për ngritjen e një grupi të armatosur, të vetëshpallur Struktura për Mbrojtjen e Votës, ku një pjesë e mirë e anëtarëve të së cilës rezultuan persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend. Këtë e bëri publik me zë dhe me figurë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke bërë me dije se Arbër Paplekaj që vrau Xhuvanin të paarmatosur, ishte pjesë e kësaj strukture.