BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

Rithemelimi çon në Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore, Çupi: Kërkuam pezullim, po privohemi nga e drejta kushtetuese

Rithemelimi çon në Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore,

Plot 33 deputetë të opozitës hodhën firmat për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Komisioneve Hetimore. Duke rikujtuar 5 argumentet kundër këtij ligji, Dhurata Çupi që dorëzoi dje kërkesën në Kushtetuese tha se me këtë ligj mazhoranca synon të privojë opozitën nga e drejta për të kontrolluar qeverinë, ndërsa kërkoi pezullimin e ligjit deri në vendimin përfundimtar. “I bëj thirrje GJK të jetë në lartësinë e integritetin  që jep posti i anëtarit të GJK. Ju kujtoj se nuk janë strukturë e PS-së por është një institucion që duhet të këtë integritetin e institucionit që përfaqësojnë. Ka një praktikë që i njohin të drejtën pakicës parlamentare si instrument kontrollit të pushtetit ekzekutiv”, tha Çupi.  Gjykata Kushtetuese është shpresa e fundit e deputetëve të Rithemelimit për të rrëzuar ligjin për komisionet hetimore të miratuar në dhjetor në Parlament vetëm me votat e socialistëve.

Përmes Gazment Bardhi ata kishin kërkuar edhe nga Presidenti Bajram Begaj kthimin për shqyrtim të ligjit, por Begaj vulosi dekretin shoqëruar me një arsyetim të gjatë se si pas tij, ligji nuk është anti-kushtetues dhe shqetësimet e opozitës nuk i adreson Kreu i Shtetit por dialogu parlamentar. Kujtojmë se mes kaosit të Rithemelimit, Kuvendi votoi më 21 dhjetor ligjin për Komisionet Hetimore. Me 75 vota pro u votua ligji i ri i cili përcakton qartë sipas socialistëve objektin e komisioneve hetimore.  Ligji i ri sipas socialistëve qartëson balancën mes legjislativit dhe organeve të drejtësisë, ndërsa përcakton qartë se kur do të ngrihet një komision hetimor, ndërkohë që sipas mazhorancës deri më tani komisionet hetimore janë përdorur për luftë politike. Këto ndryshime ligjore opozita i ka kundërshtuar dhe i konsideron si tentative të mazhorancës për t’i hequr të drejtat që opozitës ia jep Kushtetuta. Ngritja e Komisioneve hetimore është një nga 3 kushtet që Rithemelimi ka për të rikthyer normalitetin në Kuvend.

 

Më të lexuarat