BREAKING NEWS

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir Metës në Angli, udhëtimet e tyre të shpeshta dhe të pajustifikuara drejt Londrës, zbardhen detaje nga pasuritë e tij të fshehura në bankat e Zvicrës, Kongos, Qipros dhe San Marinos, dalin në skenë edh...

Ja kush janë 2 postierët që i pastrojnë paratë Ilir
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e SPAK, ja “asi i tij nën mëngë”, Evi Kokalari bën deklaratën e fortë

Ilir Meta po përgatit terrenin për të shpëtuar nga prangat e
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep fonde për shtesë personeli të BKH dhe këshilltarë ligjorë që do asistojnë prokurorët në luftën kundër korrupsionit

Altin Dumani akuzon Edi Ramën se ka bllokuar punën e SPAK, nuk jep
x
BREAKING NEWS

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e zezë” e kompanisë, tërhiqen nga 600 milionë euro investime pa asnjë pikë nafte, bie propaganda e fondit 500 milionë euro të pensioneve të kryeministrit

SHELL i plas “bombën” Edi Ramës, Shpiragu “gropa e
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë pazare me qeverinë në Shqipëri, “Freedom House” jep alarmin, prania e korrupsionit, tentativat e vazhdueshme të Berishës për të destabilizuar vendin dhe sabotuar SPAK shqetësuese, zbardhet raporti ...

Ja kush janë familjet që kontrollojnë mediat dhe bëjnë
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në 2025 nuk do të jetë më kryeministër dhe po fituan socialistët me vota, ja rreziku që e pret

“Bomba” e Bardhyl Resos: Edi Rama ka dosje në SHBA, në
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po bëhet “kurban” i tij, çifti në krizë të thellë pas fundosjes nga SPAK

Monika Kryemadhi shpërthen kundër Ilir Metës, aludon se po
x
BREAKING NEWS

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe nënës së saj që vuri në lëvizje SPAK, i gjithë burimi i pasurisë përrallorë të familjes “Meta” i ka tek dhurimi i 500 m2 tokë dhe kursimi i 5 milionë lekëve, pallati dhe vila e tyre “mbinë si me ...

Ja lëvizja e dyshimtë e parave mes Monika Kryemadhit dhe
x

Politike

Rithemelimi kërkon hapur pazare me mazhorancën në këmbim të votës për amnistinë penale, Spaho kërkon shkarkimin e Alibeajt nga “Zgjedhorja”, PS fton deputetët e Berishës t’i bashkohen komisionit

Rithemelimi kërkon hapur pazare me mazhorancën në këmbim

Partia Socialiste ka refuzuar propozimin e Rithemelimit për të dhënë votën pro për amnistinë penale në këmbim të bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke kërkuar hapur shkarkimin e demokratit Enkelejd Alibeaj. Propozimi, cili ishte një pazar i hapur, u bë publik nga deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho teksa ishte i ftuar në një studio televizive. Por me njëherë pas kësaj kërkesë, cila ka pak lidhje me amnistinë penale, ka reaguar edhe nënkryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Ermonela Felaj, e cila duke folur për mediat në emër të mazhorancës, e quajti të papranueshme kërkesën dhe ftoi Rithemelimin të jetë pjesëmarrëse në Komisionin e Reformës Zgjedhore. “Zoti Spaho duhet ta dijë që komisioni i reformës Zgjedhore përfaqëson ato që quhen flukse të PD-së. Meqë PD i është prononcuar publikut se i është bashkuar në diversitet le ta pranojë këtë diversitet dhe në këtë komision. Komisioni merr parasysh konsensusin jo të grupeve por partive, e atyre që kanë mundësi të ndërtojnë një grup sipas rregullores. Për propozimin që ata bëjnë duhet të bjerë koncepti bipartizan prandaj e bën të papranueshme propozimin në këtë trajtë. Unë shpresoj të kuptojnë e të vijnë sa nuk është vonë”, deklaroi ajo.

Felaj akuza opozitës

Më tej nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, nuk e tha se si do të mundet mazhoranca të gjejë 84 votat e domosdoshme, ndërsa kujtoi se janë grupimet e opozitës ato që kanë pasur interesa të amnistojnë deputetët dhe njerëz pranë tyre. “Secila nga pjesët e opozitës ka pasur interesa  dhe janë munduar ti kamuflojnë këto interesa në publik, për të shpëtuar deputetë të tyre njerëz të tyre”, u shpreh ajo. Ndër të tjera, deputetja Felaj zbuloi se tërheqja nga rendi i ditës i amnistisë seancën e kaluar nuk është vetëm shkaku i mungesës së 84 votave. “Rreziku i mosmiratimit të amnistisë penale për shkak të një parashikimi që ka rregullorja do ta detyronte kuvendin që në rastin do ta kishte mbajtur në rend dite dhe t’ia nënshtronte votimin draftin dhe nuk do të bëheshin 84 vota atëherë nuk do të paraqiste sërish para se të kalonin 6 muaj në kuvendin e Shqipërisë. Duhet të kuptoni se të kalojë 6 muaj nuk është e njëjta situatë do të humbiste kuptimi dhe iniciativa e Këshillit të Ministrave për të miratuar një nismë të tillë. Më pas do të duhej një ligj i ri”, nënvizoi deputetja e PS, Ermonela Felaj.

Çfarë propozoi Spaho?

Ndërkohë kujtojmë se deputeti i Rithemelimit, Edmond Spaho, teksa ishte në një studio televizive, debatoi me deputetin e Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, duke i vënë si kusht qeverisë plotësimin e kërkesave të opozitës mbi bashkëkryetarin e Reformës Zgjedhore dhe komisionet hetimore në mënyrë që të votojnë Amnistinë Penale. “Jam dakord të amnistohen ato kategori që janë amnistuar gjithmonë. Nga momenti kur ka dalë propozimi për amnistinë e deri sot kemi thënë nuk keni votat duhen 84, hajdeni na jepni atë që na takon, jo më shumë. Bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, komisionet hetimore”, deklaroi ai. por deputeti Xhafaj e konsideroi kërkesën e Spahos si ofertë për pazare. “Ky është Pazar”, deklaroi ai. Ndërsa Sapho këmbënguli se nuk është pazar. “Jo nuk është Pazar. Ju doni të vijmë ne t’ju bëjmë fresk që të realizoni ato që keni planifikuar. Mjaft vutë ata hajdutët që propozojnë amendamentet. Dalin e gënjejnë thonë e bëri propozimin deputeti i PD”, nënvizoi Spaho.

Më të lexuarat