BREAKING NEWS

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e Monika Kryemadhit dhe Flamur Nokës, ja çfarë po ndodh brenda SPAK

E bujshme, gazetarja e njohur e kronikës paralajmëron arrestimin e
x
BREAKING NEWS

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali Berishës, Frrok Çupi rrëfen të pathënat pas propozimit të Argitës si drejtuese e “Rithemelimit”, nga vrasjet nën pushtetin e tij dhe detajet nga nata kur u zgjodh kryetar, si ulërinte e përplaste këmbët mb...

Ja “grushti i madh” amerikan në fytyrën e Sali
x
BREAKING NEWS

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i deputetit të Rithemelimit, u paraqit si person në dijeni, jo si denoncues

SPAK thërret Bardhin për dosjen Olsi Rama, zbardhet mashtrimi i
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, ekspertja e ekonomisë zbardh detajet e fundit dhe tregon se shifrat do të jenë më të larta për pensionistët krahasuar me vitin 2021

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x

Politike

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë, Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli, nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit është hapur ‘Kutia e Pandorës’, nga pazaret që thurnin në ish-bllok, te bisedat në Pragë dhe mesazhi në telefon ku i kërkonte 200 mijë euro, ja skandali që ka nxjerrë për ‘CEZ-DIA’ dhe ish-drejtuesi i LRI

Romeo Kara: Ilir Meta ka marrë vesh lajmin se do ta arrestojnë,

Juristi i njohur, Romeo Kara ka folur për gjuhën e ashpër dhe sulmet e Ilir Metës ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani e madje gjithë kundërshtarëve të ish-presidentit. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokati Kara, pas denoncimit të të cilit, Prokuroria e Posaçme (SPAK) rihapi çështjen e “CEZ-DIA”, në vitin 2019, u shpreh se Meta ndodhet në një hall shumë të madh, pasi ka marrë vesh se do të arrestohet dhe prandaj i është futur kësaj gjuhe, duke e sulmuar dhe atë. Sipas tij, Kastriot Ismailaj kishte frikë se mund ta eliminonin në qeli dhe se nëse ai ka dalë kundër ish-presidentit Meta, siç thotë ai, është hapur “Kutia e Pandorës”. Po ashtu, më tej gjatë intervistës juristi Kara zbulon pazaret e Metës me Ismailajn që thurnin në ish-bllok, teksa tregon edhe bisedat e tyre në Pragë dhe mesazhi në telefon ku i kërkonte 200 mijë euro.

-Zoti Kara, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prej disa ditësh ka folur në lidhje me rihapjen e dosjes “CEZ-DIA”, ku akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani se i ka bërë presion Kastriot Ismailajt për ta fundosur atë. Si i shihni këto deklarata dhe pse Meta ka frikë nga Ismailaj dhe SPAK?

Se pari askush, përfshirë edhe zotin Agush, nuk mund t'i diktojë një prokurori mënyrën e investigimit të një çështje dhe të mbivendosë vullnetin e tij mbi Kodin e Procedurës Penale. Për më tepër këtë nuk duhet ta bëjë subjekti i një procesi hetimi, që është Meta. Dumani ka treguar se është një prokuror skrupuloz, i vendosur të respektoje etiken, normat ligjore dhe sidomos ato procedurale si dhe i përkushtuar në realizimin e detyrës se tij. Meta apo Metaj, nuk ka shprehur asnjëherë si kur ka shpërthyer dhe kur ka pasur ndonjë minute normaliteti se çfarë shkeljesh ligjore ka kryer Dumani. Është në diskrecionin e plotë të prokurorit të drejtojë hetimet, marrë dëshmitë dhe propozojë ekspertimet e duhura ligjore, prandaj le t'i shohim faktet dhe provat reale të çështjes kur hetimet të mbyllen dhe të merret vendimi për çështjen nëse do pushohet apo do të çohet për gjykim. Fakti që Meta-Metaj kërcen sikur ta këtë pickuar gjarpri tregon se ai ka marrë dijeni për trendin e hetimeve, trend i cili ka shumë mundësi të jetë shqetësues dhe fatal për te. Meta-Metaj për shume kohe ruajti qetësinë me shpresën se kjo çështje do të mbyllej, por shpërthimet e panumërta të tij flasin për një rrezik, rrezik të cilin ai e ndjen më shumë se kushdo. Ai e di çfarë ka berë, prandaj e kuptojmë që ka hall, por, jemi të vendosur që së pari ta përballim me fakte dhe prova me hallin e tij, me vërtetën e tij. Padyshim që ai ka frikë nga Ismailaj, por mbi të gjitha ai ka frikë nga vendosmëria e SPAK-ut për t'i shkuar deri në fund zbardhjes se çështjes. Pikërisht këtë gjë konstatoj unë dhe besoj se ky është shkaku kryesor i tërbimit te tij.  Çdo diskutim tjetër i tij është thjesht keqpërdorim faktesh për të çuar mesazhet apo kërcënimet e tij, në të cilat ai është dalluar gjithmonë. Ajo çështje nuk varet nga Ismailaj dhe dëshmia e tij kundër Mete dhe për më tepër unë kam bindjen se Ismailaj në burg ka qene terë kohën vigjilent përkundrejt Metës. Ai ka qene tere kohen paranojak me ushqimin qe i ofrohej ne burg dhe dihet që të paktën SPAK-ut nuk i interesonte eliminimi i tij. Nese Ismailaj do te vihej kundër tij, kjo do të ishte jo vetëm nje rikonfirmon i intervistës se gruas se tij dhe mbështetje e kallëzimit tim, por edhe nje shtyse për zullume te tjera te Mete për të cilat Ismailaj është më siguri në dijeni. Besoj se do të ishim sqaruar edhe për mesazhin e gjetur në telefonin e tij, kur Meta i kërkonte t'i sillte te nesërmen 200. Do te mësonim gjithashtu ne detaje çfarë u bisedua mes tij dhe Metës ne Prage 2010 me Martin Roman dhe Tomas Pleskash si dhe ne takimet e tjera koordinuese me pas në vitin 2013 tek Shakesbeer në ish-bllok, ku Ismailaj i ndizte puron atëherë "madhërisë" së tij, ndërsa ai jepte direktivat e pazareve. Ilir Meta ka frikë nga e vërteta ashtu siç ka frikë djalli nga temjani, prandaj ai kërkon me çdo çmim ta godasë atë dhe çdo person apo institucion që ka për detyrë zbardhjen e saj.

-Gjithashtu Meta shprehet se dëshmitari Elvis Mata, te cilën e etiketon si "sufllaqexhi" u bë kallëzues i rremë sa i takon aferës “CEZ-DIA”, pasi një ish-ministër në bashkëpunim me Prokurorinë i mbyllën çështjen që ishte hapur ndaj tij për shpërdorim detyre. Ilir Meta u shpreh se edhe bashkëshortja e Matës, në vitin 2015, ka qenë administratore e njërës prej kompanive që mblidhnin borxhe, dhe ishte e paditur penalisht për falsifikime dhe mashtrime dhe se gjithashtu asaj vitin tjetër iu mbyll kjo çështje për të njëjtat motive. Keni një koment?

Ilir Meta, kjo qenie teatrale, që u prek nga pensioni mjeran i një nenë, tashme përbuz ata që frekuentojnë sufllaqet. Ky është hipokriti Meta. Megjithatë me mirë sufllaqexhi se mutaxhi. Ju lutem shkruheni siç po o them: mutaxhi, hajdut dhe burri i një hajduteje, që merrte 50 lekësha me firmë, për të spiunuar shokët e tij në vitin 1989. Ju siguroj se Elvis Mataj nuk është një kallëzues i rremë, por një ish-drejtues i LRI-se që e njeh shumë mirë Metën personalisht dhe politikisht dhe ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s, në dijeni të plotë të çdo transaksioni financiar të saj. Ai ka dhënë dëshmi shume te rëndësishme ne arbitrazh dhe ka qene personi qe me ka ndihmuar jashtëzakonisht shume mua për te mësuar te vërtetën rreth aferës ‘DIA-CEZ’. Prej tij kam mësuar unë, arbitrazhi dhe prokuroria se Meta ka marrë të paktën 200 milionë lekë kesh nga Ismailaj. Ky fakt nuk është pak. Kjo me siguri i djeg Agushit. Ju siguroj se asnjë ish-ministër nuk ka ndërhyrë ne ndonje prokurori për te ndihmuar Elvis Maten lidhur për sa ju pyesni, pasi këtë gjë e kam mësuar direkt nga Elvisi. Ilir Meta thjesht ben diversion dhe sajon komplote nga hiçi, duke luajtur si gjithmonë me gjysëm të vërteta. Ilir Meta shpif dhe gënjen si asnjë tjetër sidomos kur ia kërkon halli apo interesi i tij. Po, Elvisi ka pas zotëruar që ka mbledhur borxhe te CEZ-it në 2012 në rajonin e Fierit, por asgjë nga çfarë ka pretenduar jashtë këtij fakti Meta, nuk është e vërtetë.

-Ndërkohë Ilir Meta nuk ju ka kursyer edhe juve, ku këtë jave ka hedhur akuza te forta. Ndiheni i frikësuar nga Meta, duke qene se ditët e fundit a ka treguar se ka dale nga kontrolli, pasi sulmon drejtësinë dhe këdo qe ka dijeni për zullumet e tij?

As nuk çuditëm nga çoroditja e tij, as nuk surprizohem nga etiketimet e tij dhe as ma ndjen fare për kërcënimet e tij. Ai nuk ka asnjë mundësi ta zhbëjë atë që ka bërë, prandaj çatrafilohet i pa shpresë sa herë i jepet rasti, aq sa i është bërë ves dhe e ka deformuar tërësisht gjykimin dhe pamjen e tij. Nese ai nuk pret dot të përballet me mua në sallën e gjyqit, bujrum, të marre edhe Sali Berishën me vete, sahanlëpirësit ku i kanë dhe ku s'i kanë dhe të përballen ku, kur dhe si të duan. Unë jam këtu, me i vendosur se kurrë, për t’u përballur me të dhe me të gjithe sojin e hajdutëve dhe kriminelëve në Shqipëri. Sfida ime është reale dhe aspak demagogjike. Sidoqoftë këtë gjë koha do ta tregojë. Çdo agresioni ndaj vetes dhe familjes, do t'i përgjigjem vetë, dhemb për dhemb siç do ta kërkojnë. Frikë nuk kam as Metën, as Berishe dhe as Ramën. Besoj se duhet të jene ata që duhet të më kenë frike mua. Duhet të mësohemi të përballemi me çdo lloj frikë që kërkojnë ta na imponojnë mëkatarët e politikës. Zgjidhja është vetëm përballja. Politikanët tanë janë si qentë e poshtër që të kafshojnë vetëm nëse iu kthen kurrizin.  Me ta do përballem sa të kem jetën, se na morën 33 vite, na mashtruan, na poshtëruan dhe na vranë ëndrrat dhe shpresën. Nuk do t'i lejojmë të na vrasin instalimin e drejtësisë. Do të kemi punë më pas me shume Meta të tjerë, që i jane qepur si shushunja kësaj Shqipërie, prandaj uroj të behet sa më shpejt përballja e nisur me Metën dhe Berishën për t'i hapur rrugë të tjerëve pas tyre.

-A besoni se SPAK ka prova për Ilir Metën sa i takon dosjes “CEZ-DIA”?

Po. Faktet e mbështetura në prova janë aty dhe janë pikërisht ato që e kanë lebetitur Agushin. Për këtë nuk duhet të keni asnjë dyshim.

-Si e shikoni sherrin Meta-Kryemadhi? Ka zëra se ata po bëjnë lojë për të shpëtuar pasurinë e tyre...

Kurrë nuk besoj tek teatri i tyre i neveritshëm. Megjithatë uroj të hane sa më shpejt dhe pa mëshirë kokat e tyre të qelbura, pasi i siguroj se jo vetëm ky çift unikal për skandale në politike, por edhe banda e tyre familjare, e ngritur dhe e ushqyer me paratë e shqiptarëve, do të këtë fundin e tyre, si pjesë e një strukture të mirëfilltë kriminale politike, të organizuar vetëm me qëllimin e vjedhjes së pasurive publike, trafiqeve dhe pastrimit të parave.

Intervistoi: Rigels Seliman

Më të lexuarat