BREAKING NEWS

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali Berishën si Pinoçeti me barelë në burg dhe lidhjet e bashkëshortes së tij me Ervis Martinajn

Trondit Artan Hoxha: Ja dosja që do të çojë Sali
x
BREAKING NEWS

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe hetimeve ndaj Ballukut, Agaçit dhe Veliajt, pritet rikonfigurimi i plotë i qeverisjes para zgjedhjeve

Edi Rama shtyn kongresin pas zhvillimeve të fundit të SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi frymëzohet nga Bashkimi Sovjetik, pas reagimit të Evi Kokalarit, vajza e Sali Berishës fshin postimin, Foltorja hyn në fazën e “ngrënies së vetes së vet”

Kandidatja kryesore në krye të “Foltores” Argita Malltezi
x
BREAKING NEWS

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga SPAK, nga ish-kryeministri, ministra, deputetë e kryebashkiakë dhe zbulon hetimin e sipërmarrësit shqiptar që tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë, si po blen krimi apartamen...

Dumani rendit pushtetarët që janë marrë nën hetim nga
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të rënda” të politikës, Altin Dumani jep detajet për Berishën, Ramën e Veliajn, flet për policët në shërbim të krimit dhe kërcënimet ndaj prokurorëve specialë, në ndihmë të SPAK 32 skuadra të përbashkëta hetimore...

Ja çfarë po ndodh me hetimet e “peshave të
x
BREAKING NEWS

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe “Sky” kanë rënë ministra dhe deputetë socialistë, Edi Rama gati t’i hedhë në “gojën” e SPAK për të shmangur rrëzimin nga pushteti, ja si ish-kreu i SHISH Visho Ajazi u përfshi në pazare me Saimir T...

Trondit Myslim Murrizi, në përgjimet e “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas “bombës” së KPA, ja emri pretendent që ka mazhorancën e votave në Këshill

KLP, kush do të zëvendësojë Alfred Ballën pas
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita Malltezit për t’u katapultuar në krye të partisë fut “zjarrin” brenda Rithemelimit, krahu i djathtë i Sali Berishës del hapur kundër vajzës së ish-kryeministrit

Plas sherri në çetën e “Foltores”, ambicia e Argita
x

Politike

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për

Juristi i njohur, Romeo Kara ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka paralajmëruar telashe nga drejtësia për të korruptuarit, veçanërisht familjet “Meta” dhe “Berisha”, anëtarë të së cilave akuzohen dhe dyshohet se janë përfshirë në shumë afera kriminale dhe korruptive. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, juristi Kara ka folur për provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, teksa theksoi se Prokuroria e Posaçme (SPAK) është drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave dhe sipas tij, pritet komunikimi i akuzës për ta. Sipas tij, Ilir Meta është zhytur në shumë afera dhe nuk e shpëton dot nga prangat dalja në skenë e mamasë së Monika Kryemadhit. Ndërkohë, zoti Kara gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, zotin Rigels Seliman, paralajmëron edhe arrestimin e vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

-Zoti Kara, si e patë paraqitjen e fundit të zonjës Fatime (e ëma e Monika Kryemadhit) në SPAK, ku pas daljes tha që është pyetur për çështjen e pallatit, diçka që është përmendur dhe nga zonja Kryemadhi, ku pretendoi se gjithçka e ka të faktuar me transaksione bankare. Çfarë po ndodh sipas këndvështrimit tuaj?

Së pari u konfirmua plotësisht se, ndaj çiftit Meta-Kryemadhi si dhe njerëzve rreth tyre, ka një hetim pasuror nga struktura e SPAK-ut, gjë e cila pason në më të shumtën e rasteve hetimet për vepra të tjera penale, sidomos ato për korrupsion, shpërdorim detyre, trafiqe të paligjshme, pastrimin e parave dhe të produkteve të veprave penale, etj.

Së dyti u konfirmua edhe arsyeja e sekuestrimit të disa sendeve të familjarëve të Kryemadhit, për të cilat të gjitha shkallet e gjykimit rrezuan kërkesat për lirimin e tyre.

Së treti, kuptojmë se hetimet e SPAK-ut janë në një fazë mjaft te avancuar dhe se mund të kemi së shpejti edhe ndonje komunikim akuzë së shpejti.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se nëna e Kryemadhit ishte shumë më e qetë dhe e vetekontrolluar se dhëndri i saj Ilir Meta në dukje, por justifikimet e saj i vlerësoj të dobëta dhe jobindëse në lidhje me pasurinë. Mund të kryesh transaksione bankare pafund, por kjo gjë nuk e mbulon dot origjinën e parave, gjë e cila do te vlerësohet pas hetimeve. Sot është bërë mëse e njohur se lavatriçet me të mëdha të pastrimit të parave janë vetë bankat, përveçse ne kemi edhe shumë raste të tjera kur jane sekuestruar llogari të tëra bankare, të cilat kanë qene ligjërisht të pajustifikueshme. Besoj se SPAK-u e ka krijuar tashmë hartën e qarkullimit bankar të parave, gjë për të cilën ka krijuar përvojën e duhur tashme dhe ka gjithashtu asistencën e duhur, prandaj na duhet të presim në çfarë do të konkludojë hetimi.

-Zonja Fatime pas daljes thotë kam pasur një tokë, kam patur një shtëpi, kam punuar, I kam të gjitha me bankë dhe me paratë e pallatit kam ndihmuar dhe vajzën. I besoni?

Personalisht nuk besoj asgjë dhe asnjë justifikim të thënë përpara mediave nga nëna e Kryemadhit. Edhe unë personalisht kam punuar dhe jo pak që nga viti 1982, por nuk kam as shtëpi. Si unë është një popull i tërë, prandaj kjo përrallë nuk ngjit më tek askush. Kam besim se hetuesit dhe prokurorët do të bëjnë analizën e duhur të fakteve dhe provave duke filluar që në gjenezën e çështjes si dhe duke marrë parasysh edhe disa fakte publike si datëlindja përrallore e 45-vjetorit të Ilir Metës, për të cilën fliste se kushtoi disa qindra mijëra euro. Asnje lloj matematike nuk do të mund të justifikonte as 1/100 e pasurisë reale të çiftit Meta-Kryemadhi si dhe tarafit rreth tyre përfshirë edhe nenë Fatime të Monikës. E kundërta është e vërtetë, që çifti Meta Kryemadhi kane shpërndarë pasuri pafund nëpër miq e familjare nga ajo që i kane grabitur në mbi 26 vite këtij populli. Çdo gje ka ndodhur përpara syve tanë, nëpërmjet një korrupsioni të pashoq, ku çifti grabitqar Meta-Kryemadhi kanë qene frymëzuesit, përfituesit dhe garantuesit kryesore. Përrallat e nenë Fatimes, nuk bindin dhe nuk qetësojmë më as atë dhe as Metën e çatrafiluar maje tabelave, e jo më ne që e njohim atë më mirë se ai njeh veten.

-Çfarë pritet të ndodhë me Sali Berishën? A e ka radhën Argita, pasi po shihet shumë e alarmuar në daljet e saj të fundit duke qenë dhe në krye të protestave?

Padyshim që po, për të mos thënë që të dyve jane në të njëjtën radhe. Kemi një çështje penale ku janë përfshirë njëkohësisht Saliu dhe bashkëshorti i Argitës, gjë qe e ka përfshirë tashme edhe vete Argiten. Jo më kot janë shpallur ‘non-grata’ si familje. Berisha familjarizoi partine dhe qeverisjen, përfshihu tërësisht fëmijët e tij në korrupsione, pa menduar se sistemi i ngritur prej tij si një shtet brenda shtetit do të kishte fund një dite. Është pikërisht kambana e alarmit që ka prishur gjumin dhe mendtë e familjes Berisha, e cila ka marrë tashme edhe pse e menderosur flamurin e opozitarizmit dhe luftës kundër korrupsionit, ndërkohë që po përballet neper gjykata pikërisht për korrupsione kullash miliona eurosh, pa folur për çështje të tjera të nxehta penale kundra tyre, të cilat priten të rihapen se shpejti. Për ta nuk ka me qetësi, shprese dhe dritë në fund të tunelit. Ata thjesht po mundohen të vonojnë fundin e tyre duke i fryrë zjarrit të destabilitetit politik.

-Pret të ketë sekuestro pasurie nëse do të ketë vendim apo marrje të pandehur, mund të vihen në sekuestro?

Padyshim që po. Biles mendoj që vendimet për sekuestro janë të vonuara, duke iu dhënë mundësi atyre të tjetërsojnë sa mundet pasurinë e vjedhur dhe provat.

-Duket se opozita shqiptare është e fragmentarizuar, në njërën në kemi grupin e z. Basha që ligjërisht njihet si PD nga ana tjetër grupi Berisha por në mes mbetet çështja vulës. Një çështje që zgjatet pafund. Si po e shikoni, a po e dëmton demokracinë kjo mos dalje e vulës që edhe qytetarët të kuptojnë kush është Partia Demokratike?

Kur të humb morali, nuk ka me rendësi vula as ne jete dhe as ne politike. Uroj me shpirt t'iu humbe përfundimisht vula si parti, pasi kusur nuk i kane lenë pa bere këtij vendi dhe këtij populli. Partitë politike kanë kohe që janë të paligjshme në Shqipëri, pasi në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjin për partitë politike, funksionojnë pa demokraci brenda tyre. PD është njëra prej tyre, e cila me demokracinë nuk ka më asnjë lidhje përveç emrit, prandaj le të nisë me theqafjen e saj se pari pastrimi i skenës politike nga partitë banda dhe të vazhdojë me gjithë të tjerat pa përjashtim.

-Sa mundësi ka që partitë e reja në këtë situatë politike që ndodhet opozita dhe qeveria të nxjerrin kohë të dalin në alternativë, të kenë artikulim ku kemi disa të rinj të cilët flasin, si i shikoni ju?

Pa ndryshuar Kodi Zgjedhor nuk ka shpresë për alternativa të reja politike. Nuk duhet shkuar kurrsesi në zgjedhje me këtë Kod Zgjedhor. Kodin e ri gjithashtu nuk duhet ta miratojnë si pazar dy partitë kryesore qe kane zaptuar Parlamentin. Ai duhet miratuar me referendum dhe te paraprihet nga nje qeverisje e paanshme e mandatuar nga nje këshill te urtësh. Nese nuk pranohet dhe arrihet kjo zgjidhje juridike, atëherë e vetmja zgjidhje mbetet revolucioni. Njerëzit e devotshëm nuk i mungojnë Shqipërisë. Ju kujtoj se te dyja partitë e mëdha sado te përpiqen kurrë nuk do te mund te nxjerrin ne shesh aq militante sa besimtare ishin për faljen e Namazit ditën e Bajramit. Njerëzit kane kohe qe i kane kthyer sytë nga Perëndia, sidomos kur e ane se nuk është kurrkund qeveria. Na duhet vetëm solidariteti i njerëzve te devotshëm dhe patriote përballë pazarit kriminal dhe pengmarrës te politikes 33 vjeçare. Kjo është zgjidhja. Brenda skemës ekzistuese nuk shoh por dhe nuk duhet te këtë me asnje zgjidhe, pasi ajo është vete sfida me te cilën duhet përballur ky popull. Zgjidhja vjen vetëm kur vendosim te përballemi me te keqen duke qene te solidarizuar rreth se mirës. Sa me shpejt ta kuptojmë dhe ta realizojmë këtë gjë, aq me mire. Keta duken si te përjetshëm dhe te pathyeshëm, vetëm për faktin sepse ne nuk përballemi me ta dhe nuk çohemi nga gjunjëzimi. Te çohemi dhe t'i kthejmë sovranitetin dhe dinjitetin këtij populli. Faleminderit juve si nje nga mediat me serioze dhe me patriotike, për punën tuaj!

Intervistoi: Rigels Seliman