BREAKING NEWS

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët dhe drejtorët që kanë shërbyer si transportues të parave të tij dhe detajet nga biznesi i tij i fshehtë me lidhje në Indi ku 1 gur i bardhë bën 400 euro, Idajet Beqiri nxjerr të fshehtat trond...

Ilir Meta ka lokal luksoz në mes të Londrës, ja politikanët
x
BREAKING NEWS

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën e PL, ja lista me emrat “VIP” që rrezikojnë prangat, nga falsifikimi i formularëve, te pastrim parave, Ilir Meta përjashton Monika Kryemadhin dhe të gjithë mbështetësit e saj në nivel drejtues...

Hetimet e SPAK shkaktojnë përplasje të forta në kupolën
x
BREAKING NEWS

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll derën e kandidimit në zgjedhjet e 2025 zyrtarëve të korruptuar dhe atyre që kanë llogari të hapura me SPAK, kryeministri sfidon amerikanët dhe shpërthen në sulme e akuza ndaj Gjykatës Kushte...

Edi Rama paralajmëron furtunë ndryshimesh në qeveri, iu mbyll
x
BREAKING NEWS

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”, janë grabitur informacione sensitive të klasifikuara sekret, ja si mund të shantazhohen deputetët, në skemë mafiozë të përfshirë shërbime inteligjente të huaja, në rrezik aksionet policore, Kreshnik Spahiut plas “b...

SPAK ka hyrë në një zonë të “minuar”,
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për çiftin Meta-Kryemadhi, SPAK drejt përfundimit të hetimeve për dosjen e pastrimit të parave, pritet komunikimi i akuzës, po përgatitet dhe arrestimi i Argita Malltezit

Romeo Kara: Ja provat e bujshme që ka zbuluar drejtësia për
x
BREAKING NEWS

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon Rithemelimin dhe deklaron prishjen me Sali Berishën, ja akuzat për ish-kreun e PD

Përçahet strofulla e “non-gratave”, Ilir Meta sulmon
x
BREAKING NEWS

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion Veliajt, kërkon zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kandidat i "Foltores", Edi Rama me "as nën mëngë"

Vazhdon pazari i Rithemelimit me Rilindjen, Berisha thellon sulmet ndaj Erion
x
BREAKING NEWS

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen prapaskenat e një tjetër pazari të fshehtë Rama-Berisha, synohet goditja e Reformës në Drejtësi përmes njeriut të “non-gratës”

Djali i ish-ministrit të PD kandidat për Avokat i Popullit, zbardhen
x

Politike

Romeo Kara: Ja pse provat që ka zbardhur Strasburgu fundosin çetën e vrasësve të ‘21 janarit’ dhe dy skenarët e Sali Berishës për destabilitet dhe arratisje nga Shqipëria që detyruan SPAK ta izolonin në shtëpi

Romeo Kara: Ja pse provat që ka zbardhur Strasburgu fundosin

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 12 mars, për shqyrtimin e kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, i cili u vra në protestën e 21 janarit të vitit 2011, të cilët kërkojnë që dosjen e ’21 janarit’ të kalojë në SPAK. Seanca gjyqësore do të zhvillohet me praninë e palëve në orën 13:00, pra të familjes Nikës dhe të përfaqësuesve të SPAK, ku edhe më pas do të caktohet nëse çështja do të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme. Për juristin e njohur, Romeo Kara ky vendim pritet me vëmendje nga të gjithë, pasi nëse rihapet dosja nga SPAK, provat janë aty për të fundosur çetën e vrasësve të “21 janarit”. Sipas tij, për këtë gjë është kujdesur Strasburgu. Ai thotë se ndryshe nga drejtësia këtu, ata e kanë shqyrtuar dhe se shqyrtojnë me lupën tonë dhe as me presionin që ka sistemi i drejtësisë në vend. Juristi thotë se mjafton edhe një provë e re për ta rihapur çështjen nga e para. “Drejtësia është vënë për të ekuilibruar pushtetet dhe për të mbajtur në shinat e ligjit qeverisjen dhe prandaj shohim drejtësinë jo vetëm nga ana personale por sfida e shqiptareve është që ajo që na ka zhbërë dhe do na bëjë është të hiqet padrejtësia që është ulur në kolltukun e drejtësisë. I gjithë opinioni po sheh me vëmendje se si do të reagojë sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Mjafton edhe një provë e re për ta rihapur çështjen nga e para. Nëse ajo provë është që aty konstatohet organizimi që është bërë në lidhje me këtë krim, aq më tepër rastin e Aleks Nikës që ka qenë jashtë rrethimit dhe ka qenë në trotuar që s’ka pasur lidhje me përplasjen me punonjësit e gardës. Strasburgu ka thënë që jo vetëm është krim shtetëror por janë prishur edhe provat dhe se qeveria  ka penguar drejtësinë. Ne po presim, jemi të bindur se Strasburgu ka të drejtë sepse ata e kanë shqyrtuar dhe se shqyrtojnë me lupën tonë dhe as me presionin që ka sistemi i drejtësisë në vend. Shpresoj që ata ti hyjnë investigimit sa më shpejt dhe ta çojnë në rrugën e duhur. Unë them se Prokuroria  e Tiranës e ka merituar me kohë damkën si një prokurori inaktive. Kjo çështje nuk i takon prokurorisë dhe besimi tek ajo është zero, si nga ne edhe nga familjarët e viktimave. Kjo prokurori mbyll çështje dhe nuk i heton sipas parametrave  të drejtësisë”, tha Romeo Kara.

2 skenarët e Berishës

Juristi Romeo Kara komentoi dhe vendimin nga Gjykata e Posaçme, të cilët ndryshuan masën për Vangjush Dakon në arrest shtëpie nga arrest me burg. Ai e quan një vendim të drejtë sipas ligjit dhe bën një krahasim me vendimin që u mor për Sali Berishën. Romoe Kara thotë se Gjykata u detyrua ta çonte në “arrest shtëpie” për shkak se ai nuk po zbatonte kërkesat e tyre. Frika e tyre ishte se ai do të arratisej nga vendi, ose do të shkaktojë destabilitet. “Unë i kam lexuar të dyja vendimet e gjykatës. Vendimi parë ka qenë 200 faqe, tjetri 40 e ca dhe janë vendime të mirëarsyetuara dhe mendime të tilla është hera e parë që jepen kaq të arsyetuara për masë arresti. Nëse lexon ato vendime kupton se ajo ka dhënë një vendim të drejtë. Gjykata ka thënë mund të kryej një vepër tjetër për Berishën ose të iki jashtë. Ai nuk donte të zbatonte vendimin dhe kështu u vendos që ai të rrijë në arrest shtëpie. Nuk e shohim masën e arresti si dënim, por sa më pak masa arresti, por për atë e kanë parë të tillë sepse ka fuqi destabilizuese dhe po luan me kartën e destabilizimit. Në lidhje me vendimin për Dako nuk kam informacion, por mund edhe të jetë një vendim i drejtë dhe i arsyetuar. Ai ka qenë një izolim ka bërë një kërkesë dhe gjykata e ka parë të arsyeshme”, tha ai. Nga ana tjetër, Romeo Kara thotë se: SPAK duhet që ta shoh më një sy tjetër sepse Berisha pavarësisht se ai beson se është engjëll dhe po na fluturon sepse kujton se ka krahë më mirë ta lënë të lirë që të shkoj në Kuvend, por të mos e lënë që të dal jashtë gardhit, pra jashtë vendit.”

Më të lexuarat