BREAKING NEWS

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet hetimore për Arben Ahmetajn dhe i çojnë fletë-thirrje oligarkut që akuzohet për pastrim parash

Zhvillime të forta brenda SPAK, prokurorët zgjatin me 3 muaj afatet
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nuk i shpëton dot nga prangat dhe arsyeja e fortë që zyrtari i lartë i DASH Richard Nephew shmangu takimet në Tiranë me qeverinë ‘Rama’ dhe përfaqësuesit ...

Spartak Ngjela nxjerr prapaskenat “bombastike”: Ja pse divorci i
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin Argitës dhe përgatitet ta kurorëzojë të bijën në fron me protestën e 12 korrikut, Gaz Bardhi përfundon si “limon i shtrydhur”

Sali Berisha pa mandat sipas Kushtetutës, kreu i PD i hap vendin
x
BREAKING NEWS

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet e tij me Klodian Zoton, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës e nxjerr zbuluar para prokurorëve specialë

Zbardhet dëshmia në SPAK që fundos Niko Peleshin për lidhjet
x
BREAKING NEWS

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si oligarku në bashkëpunim me Janis Karathanos rropën mbi 200 mln euro koncesione, për të kamufluar vjedhjet kanë punësuar te kompanitë “fituese” të afërmit e tyre, rroga deri në 30 mln lekë në mua...

Ja detajet e reja nga kallëzimi në SPAK për Allajbeun, si
x
BREAKING NEWS

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të perit”, do ketë përplasje për Nenin 71 të Kushtetutës, ja kush e ka në dorë “fatin” e “non-gratës”, flasin juristët

Mandati për deputet i Sali Berishës në “fije të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës në 30 vite, nga bashkëpunimi i tij me udhëheqësin e Serbisë, sulmet ndaj ambasadës së SHBA në Tiranë, grushti i shtetit ’98, vrasja e 4 protestuesve në 21 janar, te emrat e terroristëve që ka bashkëpunuar ...

Frrok Çupi nxjerr “CV” e zezë të Sali Berishës
x
BREAKING NEWS

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant për Arben Ahmetajn në Zvicër si i punësoi gruan me pagë 9 mijë franga në muaj, zbardhen detaje nga dosja hetimore

Autoritetet zvicerane zbulojnë emrin e biznesmenit që doli garant
x

Politike

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë në arrest me burg dhe prova e fortë që kishte Kosta Trebicka për ish-kryeministrin që e fundos në aferën e ‘Gërdecit’

Romeo Kara: Ja pse Sali Berisha duhet të shkojë menjëherë

Juristi i njohur, Romeo Kara rendit faktet që duhet të çojnë menjëherë në arrest me burg ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjithashtu avokati ka zbardhur detaje të forta dhe për ngjarjen e Gërdecit ku përmend dhe vdekjen e dyshimtë të Kosta Trebickës. Kanë kaluar më shumë se 16 vite nga ngjarja tragjike e 15 marsit 2008, kur nga shpërthimi i punishtes së demonstrimit të municioneve, u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë. Asnjëherë nuk është dhënë drejtësi për këtë krim shtetëror. Por ka pasur dhe viktima të tjera, të cilat janë konsideruar si “anësore” dhe për më tepër vdekja e tyre misterioze është veshur me “tisin” e aksidentit automobilistik. Romeo Kara tha se Kosta Trebicka kishte një incizim që në këtë aferë është përfshirë Berisha. 

-Zoti Kara, ish-kryeministri Sali Berisha nuk është hera e parë që ka thyer masën e arrestit në shtëpi nga dalja e tij në dritare duke thënë mesazhe për simpatizantët e tij të pakët çdo mbrëmje por nga ana tjetër dhe duke futur në shtëpi njerëz që për shumë kënd janë të paguar. Keni një koment?

Më pyetët nëse ligjërisht i hiqet mandati Berishës apo jo pasi po përmbush afatin e mos vajtjes në Kuvend. Dhe kam thënë me të drejtë se nuk e lejoj veten të dalë e të nxjerr dëshirë mbi atë e mendoj ligjërisht, me logjikën e ligjit dhe nuk i hiqet mandati. Ne nuk e kemi ta parashikuar qartë por ai nuk është me vullnetin e tij në atë shtëpi. Por nga krahu tjetër mendoj që duhet zbatuar ajo masa pikë për pikë. Berisha provokon, kuptohet që e ka të nevojshme por provokon me paligjshmëritë e tij, provokon mbi ligjin. Ai është vetë ligji, ai është vetë morali. Dhe në momentin që ne e lejojmë që të kemi mbi krye apo të lëvrojnë njerëz që janë mbi ligjin atëherë shoqëria është e sunduar nga ai person që është mbi ligjin dhe që perceptohet si vetë ligji apo vullneti që zbret nga lartë. Në këtë pikë ne nuk duhet të vazhdojmë më se ndjehemi të poshtëruar. Kujt tjetër i është lejuar që të bilbëlojë e ta bëj kasaphane atë rrugë atje ku njerëzit kanë kërkuar të largohen e nuk dinë ku të shkojnë pasi është bërë e përnatshme, ngacmim psiqik për banorët dhe ato që kalojnë në atë rrugë pasi ai ka kthen në një sallë konferencash, në një shesh mitingu të përhershëm deri kur të lodhet drejtësia me të e ne me të. Ne me të jemi lodhur duke na vjedhur, duke na rrjepur për së gjalli, duke na bërë karshillik e duke na mashtruar se fillimit politika e mashtruar bazohet në mashtrim. Jemi lodhur duke parë sesi ai nuk po përballet me ligjin. Tani mendoj se ai duhet të shkojë në arrest të plotë, duhet të merret masa arrest me burg dhe ky është një teatër shumë i pështirë pasi ai gjithmonë ka investuar si me Martin Huzen, me gazeta të ndryshme deri te Washington Post. Tani na servir reportazhin e RAI, si shumë të pështirë pasi ishte gjithçka që është thënë nga goja e Bardhit dhe të tjerëve. Pra, çfarë kanë thënë këto akuza, janë thënë nëpërmjet RAI-t. Jam i sigurtë në perceptimin tim se nuk vijnë gjermanët të çmenden në pleqëri të shtyrë nga një frymëzim berishian pasi është e tmerrshme që Europa të frymëzohet nga kjo frymë Berishiane. Duhet parë mirë se për çfarë ka shkuar në banesën e tij politikani gjerman, ka patur pagesë për të apo jo dhe ta nxjerrin pastaj nga maja e ballkonit të Berishës portretin e turpit të këtij politikani gjerman. Unë nuk e mendoj kur se në Europën e sotme, ku Berisha perceptohet qartë dhe këtë e kam nga të gjitha kontaktet që kam të përditshme me politikan edhe juristë europian, që në Europën e sotme ky zjarrvënës i 97’-ës u quajt absurd që ky u rikthye në pushtet në 2005-ën për të cilin po flet drejtësia, ta shpëtojë një politikë. Nuk të lejon Europa të flasësh para drejtësisë. Ky politikan gjerman ka çeduar tmerrësisht.

-Është përdorur nga vetë zoti Berisha?

Patjetër, ai ka vetë përdorur veten në përdorim të Berishës, për interesa meskine ose është çmendur ai person që ka vajt te Berisha e ka përfunduar një lolo i Berishës dhe ka përshëndetur më pas ndjekësit e tij.

-Çfarë sensi ka e gjitha kjo lojë, çfarë do të tregojë Berisha, do të thotë që unë i kam akoma marrëdhëniet mirë me ndërkombëtarët paçka se ish-politikan i dalë thuajse në pension?

Kjo është e sigurt, Berisha do të tregojë që ende ka vlerë e iu thotë pasuesve të tij që shikoni se unë po punoj. Shikoni se gjermani im do të bëj çudira, ta kthejë Europën pro nesh, me atë përrallën që e rrëzoi vetë ai që e ngriti. Kokalari me përrallën e Trump-it e me këtë gjë ca po i mban gjallë. E dyta, i jep gajret vetes pasi Berisha është nga ato që gënjen veten e pastaj të tjerët. I beson përrallat e veta kur i thotë tre-katër herë. Mendoj se tani duhet të flasi drejtësia dhe nuk mund të bëj karshilliku në këtë mënyrë pasi o do bëjmë drejtësi siç e ka ligji dhe jo drejtësi tani të përshtatur sipas përmasave që na jep Berisha. Ne duhet t’i përshtatemi ligjit ose të ndryshojmë ligjin, një nga të dyja.

-Ish krahu i tij i mbrojtjes dikur, zoti Fatmir Mediu po përballet me një proces të gjatë e po përballet me drejtësisë për çështjen Gërdeci ku ka patur dhe jo pak tensione mes tij dhe familjarëve te viktimave që e kanë quajtur vrasës e fajin ua kanë veshur prokurorëve që se kanë arrestuar ende. Si po duket se po shkon ky proces, a duket një dritë jeshile në fund të këtij tuneli disa vjeçar për të vendosur pse jo para drejtësisë faktorët dhe aktorët që e shkaktuan?

Aty ka një vrasje masive si pasojë e korrupsionit dhe pangopësisë ku janë shkelur të gjitha parametrat e sigurisë për të bërë atë biznes atje. Kjo ka dalë nga të gjitha reportazhet dhe shkrimet botërore dhe sidomos Amerika e Al Jazeera ku e kanë përcaktuar qartë në dhjetëra e mijëra faqe, siç ka thënë dhe gazetari Gay Lawson si personi që e ka hulumtuar më shumë këtë çështje që aty kemi korrupsion të pastër, ndaj çështja duhet të hapet për korrupsion. Korrupsion që përfshin familjen Berisha totalisht, kokë e këmbë. Në bisedën që ka incizuar Kosta Trebicka e cila ka bërë namin në Amerikë në atë kohë ku ka thënë: Qentë janë zgjidhur nga zinxhiri, çështja ka vajtur shumë lartë ku është përfshirë kryeministri (Sali Berisha) dhe biri i tij. Vetëm për këtë çështje duhet të hapet një çështje tjetër për korrupsion e pastaj të vazhdojë pjesa tjetër ku është me dhëndrin e me të tjerë. Gjykata duhet të veprojë ndaj Berishës, ne po presim drejtësi sepse Berisha po shkel dhe ligjin duke bërë dhe karshillik e do të nxjerr veten si të persekutuar politik, siç do ta nxjerr dhe vëllai i tij pak më i vogël në moshë, Ilir Meta. Berisha me çështjen Gërdeci ka përfshirë të gjithë kabinetin e tij pasi po t’i dilje kundra nuk do të ishe më Ministër. Nuk e mendoj Mediun si kokën kryesore të kësaj pasi Mediu ka qenë zbatues por ideatori dhe frymëzuesi, garantuesi e realizuesi është vetë Berisha që ka vajt deri te rahmetliu, baxhanaku i tij që nuk e njihte në atë kohë.

Më të lexuarat